Borko Stefanoviq ka paralajmëruar vizitë në Kosovë, siç ka thënë ai, për t’ia sqaruar opinionit kosovar pikëpamjen e Beogradit për situatën.
Një nismë e tillë e shefit të delegacionit serb, edhe pse e pranuar nga institucionet kosovare, nuk shihet mirë nga analistët kosovarë. Drejtori i Klubit për Politikë të Jashtme, Ylli Hoxha, e sheh këtë rast si një tentativë për të provokuar situatën.
"Këtë rast e shoh si imponim për të ardhur për të
... Lexo më shumë»
nstituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave ka prezantuar të enjten raportin e radhës rreth sundimit të ligjit. Ky institut vlerëson se ka ngecje në zbatimin e ligjeve dhe mekanizmave për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar në Kosovë.
KIPRED në një raport mbi fuqizimin e ligjit në çështjen e konfiskimit të pasurisë, tregon se në Kosovë ka shkallë të lartë të pasurimit të zyrtarëve në mënyrë të paligjshme, ndërsa shtohet se nuk ka fare g
... Lexo më shumë»
Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikes se Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, në një prononcim për Radio Dukagjinin ka theksuar se Bashkimi Evropian është i kënaqur me punën e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX.
"EULEX-i është mision i BE-së dhe ne jemi të kënaqur me punën që misioni është duke e bërë. Mund të ju jap disa shembuj se pse jemi të kënaqur: Kemi më shumë se 180 verdikte gjyqësore të marra nga gjyqtarët e EULEX-it, 34
... Lexo më shumë»
Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi pikën e parë të mocionit të propozuar nga lëvizja Vetëvendosje për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë. Ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë e kundërshtuan 56 deputetë, pro ndërprejes së bisedimeve votuan 21, ndërkaq abstenuan 5 deputetë.
Mirëpo, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan pikën e dytë të mocionit, që i kërkon Qeverisë të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin e shtetit të Kosovës në të gjithë te
... Lexo më shumë»
Ligji për pensione pritet të miratohet deri në korrik. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se janë ndarë mjetet për rritjen e pensioneve. Vlerësimet e para tregojnë se kostoja për këtë ligj gjatë një viti do të jetë rreth 21 milion euro. Megjithatë, pensionistët shprehen skeptikë se do të ketë rritje të pensioneve. Rritje e pensioneve ka të bëjë vetëm me ata që kanë punuar dhe vlera e një pensioni pritet të jetë 101 euro. <
... Lexo më shumë»
Policia e Kosovës nuk ka arritur ta finalizojë të mërkurën kallëzimin penal kundër gjashtë zyrtarëve të Komunës së Prishtinës të arrestuar të martën, por për shkak të politizimit tashmë të kësaj çështjeje penale ajo pritet të kalojë në duart e EULEX-it.
Policia ka arrestuar të martën Ridvan Shahinin, drejtor i Infrastrukturës Rrugore, Ekrem Rexhën, shef i Zyrës së Prokurimit, Qazim Bajramin, kryesues i organit mbikëqyrës i projektit dhe zyrtar i Drejto
... Lexo më shumë»
Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi tha të enjten në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës se gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, në takimet zyrtare ka qenë profesional, duke e kryer punën e tij zyrtare si kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Kështu deklaroi deputeti Krasniqi, duke iu përgjigjur kritikave të deputetit Fadil Demoku, nga radhët e PDK-së i cili në seancën e kaluar kritikoi K
... Lexo më shumë»
Deklaratat e institucioneve të Kosovës për përfundim të mbikëqyrjes së pavarësisë me anë të reformave kushtetuese, duken të ngutshme. Zyra që e mbikëqyr pavarësinë dhe shefi i saj, Pieter Feith, të mbështetur nga shtetet që e kanë njohur shtetin e ri dhe që e përbëjnë Grupin Drejtues Ndërkombëtar, e kanë të qartë se mbikëqyrja përfundon vetëm në një mënyrë: nëse zbatohet Pakoja e Ahtisaarit. "Me reforma kushtetuese nuk përfundon mbikëqyrja. Vetëm zbatimi
... Lexo më shumë»
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi do të përballet të enjten me deputetët e lëvizjes "Vetëvendosje” për çështjen e "bisedimeve teknike”, që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo do të jetë interpelanca e tij e parë para këtij legjislativi.
Deputetët e "Vetëvendosjes” në vazhdimësi e kanë kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë, të bindur se nga këto bisedime Kosova nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa Serbisë do t’
... Lexo më shumë»
Dialogu Prishtinë-Beograd ka hyrë në një fazë tjetër, më serioze. Robert Cooper ka sjellë në Prishtinë propozimet për energjinë, lëvizjen e lirë, telekomunikacionin dhe vulat doganore. Ai kërkoi konstruktivitet nga kosovarët. Edita Tahiri thotë se për këto propozime, përgjigjja do të jepet në Bruksel, më 17 maj.
Korniza e mundshme e marrëveshjes që Cooper e ka dorëzuar në kryeqytetin e Kosovës përfshin çështjet e energjisë, telekomunikacionit, lëvizjen e li
... Lexo më shumë»
ka shkaktuar rrëmujë në mesin e analistëve dhe teoricienëve ushtarakë serbë, marrë parasysh paralajmërimin që bazën do të mund ta trashëgonin pikërisht turqit, citon Dnevni Avaz shkrimin e Frankfurt News-it.
Në kuadër të kthimit të madh në Ballkan, Turqia do të mund të hyjë bazën ushtarake amerikane afër Ferizajt, Bondsteel, të cilën forcat e SHBA-së do ta braktisin së shpejti merr vesh Frankfurt News, duke u thirrur në burime diplomatike, shkruan gazeta
... Lexo më shumë»
Në një raport të publikuar sot në Bruksel nga agjencia e BE-së për sundimin e rendit dhe ligjit, EUROPOL, jepen vlerësime për rrezikun nga krimi i organizuar në Evropë, e ku Kosova dhe shqiptarët veçohen për të keqe. Në këtë raport përmendet se "Ruta ballkanike” është ndër kryesorët për trafikimin e heroinës në vendet e BE-së. "Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni i Kosovës, në veçanti, janë lokacione të rëndësishme për deponim dhe ripaketim. Rajoni i Kosovës ë
... Lexo më shumë»
Në Kosovë, shumica e qytetarëve mjedisin ku jetojnë ende nuk e konsiderojnë si pjesë të veten dhe përtej shtëpisë dhe oborreve, për ta çdo gjë është e huaj. Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor është sektori me nivelin më të ulët të shpenzimeve. Kjo ministri po mbështetet kryesisht nga Komisioni Evropian, pak nga qeveria, me qëllim të vetëdijesimit të gjeneratave të reja se mjedisi i pastër është baza e shëndetit.
Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Republikës së Kosovës u ka dalë në mbështetje punëtorëve shëndetësorë dhe i ka konsideruar të arsyeshme kërkesat e tyre përkitazi me kompensimin adekuat të punës jashtë orarit dhe punës gjatë ndërrimit të natës, të cilat u paraqitën pas zbatimit të dispozitave të Ligjit të Punës lidhur më këtë çështje.
"Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që punëtorët shëndetësorë të kompensohen në mënyrë adekuate për punën
... Lexo më shumë»
është biseduar për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për thellimin e këtij bashkëpunimi.
Kryeministri Thaçi falënderoi dhe i shprehu mirënjohje ministrit gjerman për kontributin që ka dhënë qeveria dhe populli gjerman për Kosovën në momentet më të vështira të saj, dhe tani në proceset e zhvillimit dhe të integrimit.
Më tej, kryeministri Thaçi vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy qever
... Lexo më shumë»
Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov publikisht ka thënë se Rusia do ta mbështes kërkesën e Serbisë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ndërmerr hapa rreth raportit për trafikim organesh në Kosovë, ku është i përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Mirëpo, presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin maj, Gerard Araud nga Franca, ka thënë për mediet gjatë ditës së martë se kur ai i kishte pyetur shtetet anëtare, gjatë konsultimeve që ai
... Lexo më shumë»