Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Mjedisi ynë – i papastër!
7:09 AM
Mjedisi ynë – i papastër!
Në Kosovë, shumica e qytetarëve mjedisin ku jetojnë ende nuk e konsiderojnë si pjesë të veten dhe përtej shtëpisë dhe oborreve, për ta çdo gjë është e huaj. Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor është sektori me nivelin më të ulët të shpenzimeve. Kjo ministri po mbështetet kryesisht nga Komisioni Evropian, pak nga qeveria, me qëllim të vetëdijesimit të gjeneratave të reja se mjedisi i pastër është baza e shëndetit.

"Familjet kosovare shume mirë e dinë se çka është mjedisi i pastër. Rrethinën ku jetojnë e veprojnë e kanë shumë të pastër. Por në momentin kur kalon pragun e shtëpisë sw vet, ai/ajo i hedh mbeturinat pa menduar dy herë”, thotë Haki Mehmetaj, i cili po debaton në njërin nga debatet për mjedisin të mundësuar nga Fondacioni Gjerman "Fridrich Ebert”.

Sipas Deutsche Welle, Kosova ka bukuri të rralla natyrore, por ajri i ndotur, deponitë e egra, degradimi i lumenjve dhe i fushave të gjelbëruara, janë faktorët, që jetën në Kosovë e bëjnë të pashëndetshme.

"Ajo që nuk mund të vihet në diskutim dhe me të cilin mburremi, është natyra tejet e bukur e Kosovës. Por parametrat mjedisore janë larg standardeve, të cilat do ta mundësonin një jetë të shëndetshme në Kosovë, edhe pse në këtë aspekt nuk qëndrojmë shume larg shteteve të rajonit", thotë Zeqir Veselaj, drejtor i Qendrës Rajonale të Mjedisit në Kosovë.

Sipas tij mungesa e qasjes në ujin e pijes dhe në kanalizimin e ujërave të zeza është përditshmëria, me të cilën jetojnë një pjesë e qytetarëve të Kosovës. Madje edhe me keq! "Një fakt i rëndë për t´u theksuar është se edhe ky kanalizim na kthehet në ujërat tona sipërfaqësore dhe nëntokësore i patrajtuar, sepse Kosova ende nuk ka një impiant për trajtimin e ujërave të zeza”.

Ilir Morina, kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Mbrojtje të Mjedisit, flet për përmirësime ne këtë fushë: "Falë donacioneve, perqindja e popullatës, e cila ka qasje në ujë të pijes, është ngrit prej 48 për qind në vitin 2000, në 75 për qind. Qasja në kanalizimin e ujërave të zeza është ngrit prej 28 për qind në 45. Është investuar shumë në organizimin e deponive, në diga dhe lumenj, por edhe në monitorimin e ujërave të zeza. Donacione këto sigurisht”, thote Morina

Por krahas përpjekjeve, pjesa dërmuese e qytetarëve të Kosovës jetojnë në një mjedis të ngulfatur nga ajri i ndotur dhe mbeturinat. Morina, ish-student i Universitetit të Humboltit, i cili më së shumti ka mësuar nga përvoja gjermane, thotë se qeverisë së Kosovës vazhdimisht i adresohen projekte: "Ne gjithmonë jemi ambiciozë. Nga qeveria e Kosovës kemi kërkuar mbi 56 milionë euro për këtë vit, por kemi marre mbi 5 milionë euro. Pra një milionë më pak se vitin e kaluar, gjë e cila na ka dëshpëruar shumë si ekologë...”.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus