Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov publikisht ka thënë se Rusia do ta mbështes kërkesën e Serbisë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ndërmerr hapa rreth raportit për trafikim organesh në Kosovë, ku është i përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Mirëpo, presidenti i Këshillit të Sigurimit për muajin maj, Gerard Araud nga Franca, ka thënë për mediet gjatë ditës së martë se kur ai i kishte pyetur shtetet anëtare, gjatë konsultimeve që ai pati me ta të hënën për këtë çështje, asnjëri prej tyre nuk kishte thënë se do ta përkrahte një gjë të tillë.
Pas fjalimit të Araudit, agjencia e lajmeve "Inner City Press” e ka pyetur edhe një diplomat nga misioni francez rreth deklaratës së Lavrovit.
"Po, ai e ka thënë këtë”, ka pranuar diplomati. Megjithatë, sipas diplomatit, "ambasadori Araud tha çfarë tha. Të shohim”. Këshilli ka vendosur që më 12 maj të diskutohet për Kosovën, raporton Zëri.
Gjatë konferencës për medie, Araud i ka quajtur edhe konsultimet në mes të këshillit "të mërzitshme”, duke thënë shtetet anëtare thjeshtë lexojnë fjalime
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus