Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Kriminelët shqipfolës më brutalët në Evropë
7:12 AM
Kriminelët shqipfolës më brutalët në Evropë
Në një raport të publikuar sot në Bruksel nga agjencia e BE-së për sundimin e rendit dhe ligjit, EUROPOL, jepen vlerësime për rrezikun nga krimi i organizuar në Evropë, e ku Kosova dhe shqiptarët veçohen për të keqe.
Në këtë raport përmendet se "Ruta ballkanike” është ndër kryesorët për trafikimin e heroinës në vendet e BE-së. "Shqipëria, Maqedonia dhe rajoni i Kosovës, në veçanti, janë lokacione të rëndësishme për deponim dhe ripaketim. Rajoni i Kosovës është po ashtu bazë e grupeve shqipfolëse të krimit të organizuar që janë aktive në trafikim në BE”, thuhet në këtë raport të korrespodentit të Kohës Ditore, i cili vlerëson rrezikun nga krimi i organizuar në Evropë. Në të thuhet se "grupet turke dhe ato shqipfolëse mbeten kryesoret në trafikimin e heroinës për në BE dhe brenda BE-së”.
Pjesëtarët shqiptarë të grupeve të krimit të organizuar përmenden edhe si më brutalët në Evropë. "Kriminelët shqipfolës janë të njohur për përdorimin e dhunës ekstreme, përfshirë edhe atë kundër viktimave gjatë plaçkitjeve. Shumë anëtarë të këtyre grupeve kanë përvojë nga shërbimet sekrete, policia apo organizatat paramilitare”, thuhet në raportin e EUROPOL-it.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus