Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Thaçi: Vizioni ynë – Kosova evropiane
7:03 AM
Thaçi: Vizioni ynë – Kosova evropiane
është biseduar për zhvillimet aktuale në Republikën e Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Kryeministri Thaçi falënderoi dhe i shprehu mirënjohje ministrit gjerman për kontributin që ka dhënë qeveria dhe populli gjerman për Kosovën në momentet më të vështira të saj, dhe tani në proceset e zhvillimit dhe të integrimit.

Më tej, kryeministri Thaçi vlerësoi lartë bashkëpunimin mes dy qeverive dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha sferat, me theks të veçantë në kuadër të proceseve të mbështetjes së zhvillimit ekonomik të Kosovës, ku roli i Gjermanisë është i rëndësishëm.

"Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tani vizioni kryesor yni si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si institucione të Kosovës është vizioni i Kosovës Evropiane, i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i implementimit të të gjitha standardeve të integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Në këtë aspekt, ne jemi fuqimisht të përkushtuar që këtë vizion ta realizojmë në plotëni”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Nga ana e tij, ministri gjerman Niebel falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ai ritheksoi gatishmërinë e plotë të qeverisë gjermane për të mbështetur proceset e zhvillimit ekonomik të Kosovës
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus