Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi do të përballet të enjten me deputetët e lëvizjes "Vetëvendosje” për çështjen e "bisedimeve teknike”, që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Kjo do të jetë interpelanca e tij e parë para këtij legjislativi.
Deputetët e "Vetëvendosjes” në vazhdimësi e kanë kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë, të bindur se nga këto bisedime Kosova nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa Serbisë do t’i mundësohet integrimi në BE.
Bisedimet me Serbinë në muajin mars janë mbështetur me Rezolutë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, edhe pse Rezoluta nuk i ka marrë votat e tri partive opozitare, LDK-së, AAK-së dhe të "Vetëvendosjes”.
Në atë rezolutë precizohet se agjenda e dialogut me Beogradin do të përfshijë vetëm çështjet teknike të interesit të përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës.
Përmes Rezolutës, Kuvendi ka obliguar Qeverinë që ta paraqesë dokumentin themelor të dialogut brenda një afati të pacaktuar ligjor.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus