Kryesore » 2011 » Maj » 5 » MSH mbështet kërkesat e punonjësve shëndetësorë
7:07 AM
MSH mbështet kërkesat e punonjësve shëndetësorë
Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Republikës së Kosovës u ka dalë në mbështetje punëtorëve shëndetësorë dhe i ka konsideruar të arsyeshme kërkesat e tyre përkitazi me kompensimin adekuat të punës jashtë orarit dhe punës gjatë ndërrimit të natës, të cilat u paraqitën pas zbatimit të dispozitave të Ligjit të Punës lidhur më këtë çështje.

"Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar që punëtorët shëndetësorë të kompensohen në mënyrë adekuate për punën e tyre dhe në këtë drejtim nëpërmjet arritjes së Marrëveshjes Kolektive me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, do të sigurojë ngritjen e këtij kompensimi në vlerat nga periudha paraprake”, ka deklaruar Faik Hoti, zëdhënës i MSH-së.

Duke përpiluar aktin nënligjor që rregullon kompensimin për rrezikshmërinë e shtuar në punë, Hoti ka thënë se Ministria e Shëndetësisë synon që të rris këtë kompensim për kategori të caktuara të punëtorëve shëndetësor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus