Ligji për pensione pritet të miratohet deri në korrik. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq ka thënë se janë ndarë mjetet për rritjen e pensioneve. Vlerësimet e para tregojnë se kostoja për këtë ligj gjatë një viti do të jetë rreth 21 milion euro. Megjithatë, pensionistët shprehen skeptikë se do të ketë rritje të pensioneve. Rritje e pensioneve ka të bëjë vetëm me ata që kanë punuar dhe vlera e një pensioni pritet të jetë 101 euro.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus