Kryesore » 2011»Maj»5 » Amerikanët ia falin Bondsteelin Turqisë, Serbia në panik?
10:23 AM
Amerikanët ia falin Bondsteelin Turqisë, Serbia në panik?
ka shkaktuar rrëmujë në mesin e analistëve dhe teoricienëve ushtarakë serbë, marrë parasysh paralajmërimin që bazën do të mund ta trashëgonin pikërisht turqit, citon Dnevni Avaz shkrimin e Frankfurt News-it.
Në kuadër të kthimit të madh në Ballkan, Turqia do të mund të hyjë bazën ushtarake amerikane afër Ferizajt, Bondsteel, të cilën forcat e SHBA-së do ta braktisin së shpejti merr vesh Frankfurt News, duke u thirrur në burime diplomatike, shkruan gazeta boshnjake Dnevni Avaz.
Sipas gazetës bëhet fjalë për bazën më të madhe ushtarake amerikane të ndërtuar jashtë kufijve të SHBA-së pas luftës në Vietnam, transmeton Koha Ditore.
Largimin nga baza në afërsi të Ferizajt e ka paralajmëruar nga fundi i marsit ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, për shkak të harxhimeve të mëdha financiare, një gjë që ka shkaktuar rrëmujë në mesin e analistëve dhe teoricienëve ushtarakë serbë, marrë parasysh paralajmërimin që bazën do të mund ta trashëgonin pikërisht turqit.
Ninoslav Krstic, ish komandat i forcave të bashkuara serbe të sigurisë, thotë se një skenar i tillë Serbisë assesi nuk mund t’i konvenojë.
Ish drejtori i agjencisë ushtarake serbe për zbulim, Momir Stojanovic ka thënë po ashtu se ia ka frikën hyrjes së forcave ushtarake turke në Kosov
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus