Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Kuvendi lejon vazhdimin e bisedimeve me Serbinë
4:01 PM
Kuvendi lejon vazhdimin e bisedimeve me Serbinë
Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi pikën e parë të mocionit të propozuar nga lëvizja Vetëvendosje për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë. Ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë e kundërshtuan 56 deputetë, pro ndërprejes së bisedimeve votuan 21, ndërkaq abstenuan 5 deputetë.

Mirëpo, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan pikën e dytë të mocionit, që i kërkon Qeverisë të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin e shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në veri. Kjo pikë e rendit të ditës u miratua me 71 vota për, 17 kundër dhe 1 abstenim.

Edhe pika e tretë e mocionit të Vetëvendosjes, që thotë se "Qeveria e Kosovës të informoj rregullisht, çdo tre (3) muaj Kuvendit e Kosovës për përpjekjet e saj për të vendosur kontroll në tërë territorin e Kosovës”, është miratuar, dhe atë me 85 vota për, 5 kundër dhe 4 abstenime.

Ndryshe, lëvizja Vetëvendosje kishte thirrur në interpelancë kryeministrin Hashim Thaçi lidhur me bisedimet me Serbinë.

Teksti i mocionit që është propozuar për votim ka përmbajtur 3 pika, ku është kërkuar që të ndërpriten bisedimet me Serbinë, Qeveria të ndërmarrë hapa konkretë për të shtrirë autoritetin e shtetit të Kosovës në të gjithë territorin e saj, veçanërisht në veri dhe pika e tretë që Qeveria e Kosovës të informoj rregullisht, çdo tre (3) muaj Kuvendit e Kosovës për përpjekjet e saj për të vendosur kontroll në tërë territorin e Kosovës

Derisa pika e parë nuk është miratuar, dy pikat tjera kanë marrë miratimin e deputetëve të Kosovës. /Telegrafi/
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus