Maja Kocijancic, zëdhënëse e shefes së Politikes se Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, në një prononcim për Radio Dukagjinin ka theksuar se Bashkimi Evropian është i kënaqur me punën e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX.
"EULEX-i është mision i BE-së dhe ne jemi të kënaqur me punën që misioni është duke e bërë. Mund të ju jap disa shembuj se pse jemi të kënaqur: Kemi më shumë se 180 verdikte gjyqësore të marra nga gjyqtarët e EULEX-it, 34 nga to vetëm në Mitrovicë. Nga ana tjetër prokurorët e EULEX-it janë përfshirë në 1300 raste, shumica, të komplikuara dhe të ndërlidhura me krim të organizuar dhe korrupsion”, ka thënë Kocijancic
Mirëpo zëdhënësja e Catherine Ashton, Kocijancic ka potencuar se jo çdo gjë është në dorën e EULEX-it në Kosovë. Sipas saj, janë vendorët që duhet të marrin iniciativë.
"Jemi të vetëdijshëm se pritjet janë të mëdha por duhet ta dini që EULEX-i është në Kosovë të ju ndihmojë autoriteteve lokale dhe nuk mund të bëjë çdo gjë. Prandaj duhet të punojmë së bashku dhe janë autoritetet lokale ato që duhet të udhëheqin”, ka shtuar Kocijancic.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus