Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Të dhëna dëshpëruese për nivelin e korrupsionit
5:29 PM
Të dhëna dëshpëruese për nivelin e korrupsionit
nstituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave ka prezantuar të enjten raportin e radhës rreth sundimit të ligjit. Ky institut vlerëson se ka ngecje në zbatimin e ligjeve dhe mekanizmave për luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar në Kosovë.

KIPRED në një raport mbi fuqizimin e ligjit në çështjen e konfiskimit të pasurisë, tregon se në Kosovë ka shkallë të lartë të pasurimit të zyrtarëve në mënyrë të paligjshme, ndërsa shtohet se nuk ka fare gatishmëri për respektim të ligjit konfiskimin e kësaj pasurie.

Krenar Gashi, drejtor i KIPRED-it thotë se raporti ka nxjerr të dhëna dëshpëruese për nivelin e korrupsionit dhe pasurimit të paligjshëm në vend, njofton RTK.

Ndërsa ,Ariana Qosaj Mustafa udhëheqëse e hulumtimeve në këtë institut tha se të gjeturat e KIPRED dhe Agjencisë Kundër korrupsionit flasin për shpërputhje të madhe midis deklarimit të pasurisë dhe të hyrave të politikanëve dhe prejardhjes së tyre.

Sipas raportit të institutit KIPRED legjislacioni kosovar në fuqi ka materien e duhur për të ndëshkuar korrupsionin dhe pasurimin e paligjshëm si dhe konfiskimin e saj. Por sipas tyre, kjo situatë kaosi është pasojë e mungesës së vullnetit politik dhe ndikimeve politike në sistemin gjyqësor.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus