Kryesore » 2011»Maj»5 » Deputeti Krasniqi vazhdon kritikat ndaj kryeministrit Thaçi
11:31 AM
Deputeti Krasniqi vazhdon kritikat ndaj kryeministrit Thaçi
Deputeti nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi tha të enjten në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës se gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri, në takimet zyrtare ka qenë profesional, duke e kryer punën e tij zyrtare si kryetar i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Kështu deklaroi deputeti Krasniqi, duke iu përgjigjur kritikave të deputetit Fadil Demoku, nga radhët e PDK-së i cili në seancën e kaluar kritikoi Krasniqin për sjelljen e tij në vizitën zyrtare në Shqipëri.
Duke iu përgjigjur këtyre kritikave të seancës së kaluar, Krasniqi në seancën e së enjtes theksoi se në Shqipëri kanë pasur vetëm dy takime zyrtare, në të cilat theksoi se e ka kryer punën zyrtare.
Ndërsa, në takimet jo zyrtare tha se ka shprehur qëndrimin e tij, për të cilën tha se Hashim Thaçi është një rrugaç.
Ai tha se i vjen keq që Thaçi nuk është i pranishëm në Kuvend në ato momente, mirëpo theksoi se në Washington dhe Tiranë ka theksuar se Hashim Thaçi është një rrugaç.
Deputeti Krasniqi theksoi se diaspora meriton më shumë, ndërsa sipas tij Ministria për Diasporën po bëhet për çështje politike, jo për interesa të diasporës.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi kërkoi nga deputetët që pika e rendit të ditës për të shtruar çështje të ndryshme mos të keqpërdoret por të përdoret për çështje e interesa të qytetarëve.
Sipas tij, fjalori i tillë i përdorur në Kuvend nuk është në interesin e qytetarëve të Kosovës
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus