Kryesore » 2011 » Maj » 5 » Reforma kushtetuese nuk e prek mbikëqyrjen
10:28 AM
Reforma kushtetuese nuk e prek mbikëqyrjen
Deklaratat e institucioneve të Kosovës për përfundim të mbikëqyrjes së pavarësisë me anë të reformave kushtetuese, duken të ngutshme. Zyra që e mbikëqyr pavarësinë dhe shefi i saj, Pieter Feith, të mbështetur nga shtetet që e kanë njohur shtetin e ri dhe që e përbëjnë Grupin Drejtues Ndërkombëtar, e kanë të qartë se mbikëqyrja përfundon vetëm në një mënyrë: nëse zbatohet Pakoja e Ahtisaarit.
"Me reforma kushtetuese nuk përfundon mbikëqyrja. Vetëm zbatimi i pakos dhe forcimi i institucioneve të Kosovës e përfundon mbikëqyrjen. Këtë e dinë institucionet e Kosovës. Kjo ka qenë e vendosur që nga koha kur ka filluar mbikëqyrja”, citon sot "Koha Ditore” një zyrtar i lartë ndërkombëtar, i cili ka preferuar të mos identifikohet.

Kosova pritet që të nisë së shpejti ndryshimin e Kushtetutës së saj. Kuvendi ka krijuar një komision, i cili do të bëjë amendamentimin e aktit më të lartë juridik të vendit, pas problemeve që janë shfaqur në respektimin e Kushtetutës. Me të krijuar komisionin, zyrtarë të ndryshëm të institucioneve kosovare, patën paralajmëruar se reforma kushtetuese do të shërbejë edhe për të përfunduar mbikëqyrjen e pavarësisë.

Se mandati i mbikëqyrësit të pavarësisë, Pieter Feith, nuk mund të preket nga ndryshimet kushtetuese, e konfirmon edhe Zyra Civile Ndërkombëtare.

"ICO-ja konsultohet rregullisht me Qeverinë e Kosovës për çështjet e zbatimit të Pakos së Ahtisaarit. Mandati i përfaqësuesit civil ndërkombëtar rrjedh nga kjo pako dhe reflektohet në Kushtetutën e Kosovës, ka thënë zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffie.

Sipas tij, ndryshimet do të mbështeten derisa janë në harmoni me Pakon e Ahtisaarit.

"Vendimet sa i përket Pakos së Ahtisaarit merren vetëm nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar”, ka thënë McGuffie
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus