Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani para deputetëve të Kosovës tregoi për krimin që është bërë në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, nga 19 deri më 22 maj të viti 1999. Ata që dyshohet se kanë masakruar 130 shqiptarë dhe plagosur 300 të tjerë, sot mbajnë pozita të ndryshme në Serbi.
Deputeti Hasani tha para përfaqësuesve të zgjedhur se për masakrën në burgun e Dubravës është bërë edhe një kallëzim penal, por askush nuk ka dalë p
... Lexo më shumë»
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si kundërshtar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Sipas kreut të ekzekutivit kosovar nga ata që gjuhën e ulët të dhunës dhe të rrugës e instaluan në Kuvend, ndërkohë ushtrojnë dhunë në institucione, nuk mund të pritet diçka e mirë. "Nga ata që refuzonin dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës që thoshin se nuk do të vjen pavarësia por që erdhi dhe u shpall
... Lexo më shumë»
Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në shenjë revolte ka braktisur të enjten punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e LDK-së këtë veprim e kanë marrë pasi gjatë shqyrtimit të Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as kryeministri e as ndonjë ministër tjetër. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo qeveri nuk është se
... Lexo më shumë»
Gazeta austriake Kurier shkruan sot se Euro-deputetja austriake Ulrike Lunaçek, aktualisht raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, i ka gjasat më të mira në mesin e të gjithë kandidatëve që të emërohet përfaqësuese e BE-së në Kosovë. Lunaçek konsiderohet si ekspertja më e mirë evropiane për çështjen e Kosovës. Kurier shkruan se për të konkurruar në këtë detyrë, Lunaçek ishte inkurajuar dhe nxitur drejtpërdrejt nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian p
... Lexo më shumë»
EULEX-it i ka ardhur në majë të hundës afria që Policia e Kosovës në veri të vendit ka me të dyshuarit që po i heton ky mision. Disa hetime janë pamundësuar dhe disa aksione i kanë dështuar misionit të BE-së, pasi që zyrtarë të Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit kanë bashkëpunuar me të dyshuarit. Burime brenda EULEX kanë shpjeguar për Kohën Ditore në kushte anonimiteti për rastet kur të dyshuarit në atë pjesë të Kosovës kanë arritur të kuptojnë
... Lexo më shumë»
EULEX-it i ka ardhur në majë të hundës afria që Policia e Kosovës (PK) në veri të vendit ka me të dyshuarit që po i heton ky mision. Disa hetime janë pamundësuar dhe disa aksione i kanë dështuar misionit të BE-së, pasi që zyrtarë të Policisë së Kosovës në atë pjesë të vendit kanë bashkëpunuar me të dyshuarit. Burime brenda EULEX-it, shkruajnë mediet sot, kanë shpjeguar për rastet kur të dyshuarit në atë pjesë të Kosovës kanë arritur të kuptojnë se po heto
... Lexo më shumë»
Kuvendi i Kosovës mban të enjten seancën plenare të radhës. Në këtë seancë ndër të tjera do të shqyrtohet raporti financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010, si dhe do të ketë debat parlamentar lidhur masakrën në burgun e Dubravës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, me mbështetje të Grupit të deputetëve nënshkrues. Në seancën e së enjtes po ashtu pritet miratimi i Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëve
... Lexo më shumë»
EULEX-i është përgjegjës dhe i aftë për të hetuar dyshimet mbi trafikimin e organeve njerëzore, për të cilat pretendon Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ka deklaruar shefi i komponentës së drejtësisë në kuadër të EULEX-it, Silvio Bonfili.
"EULEX-i tashmë po zhvillon hetimet preliminare. Kur bëhet fjalë për kryes veprash dhe viktima nga Kosova, EULEX-i ka ingerencat, e përgjegjësitë tona janë ekskluzive edhe kur bëhet fjalë për rastet e k
... Lexo më shumë»
Kosova ka përmbushur shumë më shumë kushtet teknike për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave sesa vendet e rajonit kur ishin në këtë fazë thanë zyrtarët e qeverisë pas takimit të Grupit punues për Liberalizimin e Vizave me BE-në. Procesi i Liberalizimit të vizave, sa teknik është edhe politik, gjë që ka ndikuar që Kosovës mos t’i jepet udhërrëfyesi për liberalizim nga Komisioni Evropian, përkundër që Kosova ka përmbushur kushtet për marrjen e tij. K
... Lexo më shumë»
Kryeministri Hashim Thaçi tha se kontrata për ndërtimin e autostradës "Ibrahim Rugova” e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final i saj. Kryeministri Hashim Thaçi tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se kontrata me Konsorciumin ”Bektel- Enka” e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final. Thaçi siguroi ligjvënësit se transparenca financiare e projektit është e plotë dhe se gjitha shpenzimet
... Lexo më shumë»
Në Kosovë është krijuar Ministria e Diasporës. Qeveria e Hashim Thaçi ka marrë vendimin për themelimin e këtij dikasteri që do të drejtohet nga Ibrahim Makolli i Aleancës për Kosovën e Re Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e qeverisë, Thaçi, u shpreh se ky institucion do të jetë "adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e atdhetarëve në diasporë, si dhe për forcimin e lidhjes së tyre me vendlindjen". Vendimi për formimin e Ministrisë së Dias
... Lexo më shumë»
Sindikata e Administratës, jurisprudencës dhe të shoqatave të qytetarëve (AJSHQ) sot kërkuan nga partitë politike që pretendojnë ta fitojnë pushtetin, që t’iu thonë anëtarëve të kësaj sindikate se a i pranojnë kërkesat e tyre. Këto sindikata kërkojnë kthimin e orarit të punës prej orës 7 e 30 në verë dhe në orën 8 në dimër, pastaj garanci se deri në tetor të vitit 2012 do të paguhet rritja e parealizuar e pagave për 10 për qind, se do t’ua kthej të
... Lexo më shumë»
Prokuroria e shtetit publikoi të mërkurën raportin e punës së prokurorive të Kosovës për vitin 2010. Raporti flet për të arriturat e Prokurorisë Publike të Kosovës, asaj Speciale, prokurorive të Qarkut dhe atyre Komunale, por përmban pak të dhëna që ndërlidhen me korrupsionin. Edhe pse gjatë vitit të kaluar qe përmendur si një nga prioritetet e punës së prokurorive në të gjitha nivelet, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar nuk zuri shumë vend në fj
... Lexo më shumë»
Përfundoi të mërkurën pasdite raundi i katërt i bisedimeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë. Me gjithë dallimet e shfaqura, delegacionet e të dyja vendeve vlerësuan se ky ishte raundi më i suksesshëm deri tani. Takimi dyditor në Bruksel sipas kryesuesve të delegacioneve ishte produktiv para së gjithash sa i përket çështjes së lëvizjes së lirë, tregtisë së lirë, telekomunikacionit dhe energjisë elektrike. "Kur të shihni se në mbi 80 për qind ne jemi a
... Lexo më shumë»