Kuvendi i Kosovës mban të enjten seancën plenare të radhës. Në këtë seancë ndër të tjera do të shqyrtohet raporti financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010, si dhe do të ketë debat parlamentar lidhur masakrën në burgun e Dubravës, sipas kërkesës së deputetit Nait Hasani, me mbështetje të Grupit të deputetëve nënshkrues. Në seancën e së enjtes po ashtu pritet miratimi i Rregullores për zgjedhjen dhe shkarkimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësve të Avokatit të Popullit, po ashtu do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit për Media për formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
Do të shqyrtohet Propozimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për emërimin e Organit Përzgjedhës të Pavarur, për zgjedhjen e anëtarit në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publikë, ndërsa po ashtu në shqyrtim do të jenë disa raporte vjetore të instticioneve të vendit.
Pika e 16-të e rendit të ditës do të jetë debat parlamentar lidhur me bashkëpunimin e Republikës së Kosovës me Interpolin dhe Europolin, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Lladrovci, të mbështetur edhe nga deputetë të tjerë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus