Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në shenjë revolte ka braktisur të enjten punimet e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. Deputetët e LDK-së këtë veprim e kanë marrë pasi gjatë shqyrtimit të Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 në seancë nuk kanë qenë të pranishëm as kryeministri e as ndonjë ministër tjetër. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se kjo qeveri nuk është serioze. "Lëshuam seancën kur duhej të shqyrtohej Raporti financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010, pasi kjo qeveri nuk është serioze. Në sallë nuk ishte as kryeministri, as zëvendësit e tij, apo ministrat. Kjo tregon se edhe paratë i kanë shpenzuar jo seriozisht”, ka thënë Beqiri, ndërkohë ka shprehur besimin e tij se edhe partitë tjera do t’i bashkohen kësaj iniciative.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus