Kryesore » 2011»Maj»19 » Bonfili: EULEX ka kapacitet për të hetuar pretendimet e Martit
12:36 PM
Bonfili: EULEX ka kapacitet për të hetuar pretendimet e Martit
EULEX-i është përgjegjës dhe i aftë për të hetuar dyshimet mbi trafikimin e organeve njerëzore, për të cilat pretendon Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dik Marti, ka deklaruar shefi i komponentës së drejtësisë në kuadër të EULEX-it, Silvio Bonfili.
"EULEX-i tashmë po zhvillon hetimet preliminare. Kur bëhet fjalë për kryes veprash dhe viktima nga Kosova, EULEX-i ka ingerencat, e përgjegjësitë tona janë ekskluzive edhe kur bëhet fjalë për rastet e krimebe të luftës dhe krimin e organizuar”, ka thënë Bonfili në intervistën dhënë agjencisë serbe të lajmeve Beta.
Duke thënë se EULEX-i aktualisht gjykon edhe në rastet e krimeve të kryera jashtë Kosovës, Bonfili ka hedhur poshtë pohimet se misioni i tij nuk ka kompetenca për të zhvilluar hetime jashtë territorit të Kosovës.
Duke vlerësuar ndërkaq se EULEX-i ka "një sistem të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e dëshmitarëve”, ai ka hedhur poshtë vlerësimet se në Kosovë nuk ekziston një sistem i këtillë.
"EULEX-i ka kapacitet për mbrojtjen e dëshmitarëve. Në Kosovë tashmë është në procedurë ligji për mbrojtjen e dëshmitarëve, porn e në EULEX kemi një sistm të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e tyre. Kjo do të sforcohet edhe më shumë në kuadër të BE-së dhe ndaj jemi absolutisht ë bindur se me sistemin tonë për mbrojtjen e dëshmitarëve, mund ta zhvillojmë një hetim të këtillë me lehtësi”, ka thënë Bonfili.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për çështjen e gjykatave në Mitrovicë, duke shprehur optimizmin e tij se "në të ardhmen e afërt, do të arrihet një zgjidhje”.
Bonfili sot gjendet në Beograd për t’u takuar me përfaqësues të ministrisë serbe të drejtësisë
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus