Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Thaçi: Nuk pritet asgjë nga ata që përdorin dhunë
1:16 PM
Thaçi: Nuk pritet asgjë nga ata që përdorin dhunë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka quajtur deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, si kundërshtar të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Sipas kreut të ekzekutivit kosovar nga ata që gjuhën e ulët të dhunës dhe të rrugës e instaluan në Kuvend, ndërkohë ushtrojnë dhunë në institucione, nuk mund të pritet diçka e mirë.
"Nga ata që refuzonin dokumentin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës që thoshin se nuk do të vjen pavarësia por që erdhi dhe u shpall nga ky Kuvend. Nga ata që e sollën gjuhën e ulët, të kërcënimit dhe dhunën në Parlament, nga ata që ushtrojnë dhunë çdo ditë ndaj institucioneve legjitime të vendit nuk duhet të pritur diçka tjetër...", theksoi Thaçi.

Autostrada do të vazhdojë, individët e paudhë, siç i quajti kundërshtarët e rrugës së kombit, do të dështojnë, theksoi Thaçi gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, në të cilën shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri tha se derisa Qeveria mos ta publikojë kontratën me kompaninë "Bechtel&Enka”, Lëvizja Vetëvendosje e konsideron kontratën e zbuluar ditë më parë si origjinale.

Ymeri tha se kjo kontratë është tepër e pafavorshme, për faktin se është e bërë mbi dëshirat dhe interesat e kompanisë "Bechtel&Enka”, e jo mbi interesat e Kosovës.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 2.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus