Kryesore » 2011»Maj»19 » Vlerësohet progresi drejt liberalizimit të vizave
12:34 PM
Vlerësohet progresi drejt liberalizimit të vizave
Kosova ka përmbushur shumë më shumë kushtet teknike për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave sesa vendet e rajonit kur ishin në këtë fazë thanë zyrtarët e qeverisë pas takimit të Grupit punues për Liberalizimin e Vizave me BE-në. Procesi i Liberalizimit të vizave, sa teknik është edhe politik, gjë që ka ndikuar që Kosovës mos t’i jepet udhërrëfyesi për liberalizim nga Komisioni Evropian, përkundër që Kosova ka përmbushur kushtet për marrjen e tij. Kështu vlerësoi ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku pas takimit të Grupit punues për Liberalizimin Vizave me BE-në, ku është vlerësuar se dinamika e përmbushjes së kritereve për liberalizim po ecën mirë.
Ministrja Çitaku thotë se në momentin e marrjes së udhërrëfyesit Kosova në afat rekord do të përbush kushtet për liberalizim, mirëpo ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi shpreh shqetësimin se Kosovës po i ngarkohen kushtet shtesë nga dështimet që po evidentohen te vendet e rajonit që kanë përfituar liberalizimin.
Ministrat Çitaku e Rexhepi thanë se do ta shfrytëzojnë edhe vizitën e shefit të Komisionit Evropian, Barroso në Prishtinë, që të kërkojnë përshpejtim të procesit.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus