Kryesore » 2011»Maj»19 » Kosovë, shtohet një dikaster, krijohet Ministria e Diasporës
12:30 PM
Kosovë, shtohet një dikaster, krijohet Ministria e Diasporës
Në Kosovë është krijuar Ministria e Diasporës. Qeveria e Hashim Thaçi ka marrë vendimin për themelimin e këtij dikasteri që do të drejtohet nga Ibrahim Makolli i Aleancës për Kosovën e Re Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e qeverisë, Thaçi, u shpreh se ky institucion do të jetë "adresë e vërtetë për të gjitha nevojat dhe shqetësimet e atdhetarëve në diasporë, si dhe për forcimin e lidhjes së tyre me vendlindjen". Vendimi për formimin e Ministrisë së Diasporës është marrë pas ndryshimeve të fundit të Qeverisë, që erdhën si rezultat i zgjedhjes së presidentit koncensual, i cili më parë i takonte AKR-së.
Kosova ka një qeveri të fryrë pasi në përbërje të saj janë 5 zv.kryeministra dhe 19 ministra.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus