Kryeministri Hashim Thaçi tha se kontrata për ndërtimin e autostradës "Ibrahim Rugova” e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final i saj. Kryeministri Hashim Thaçi tha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës se kontrata me Konsorciumin ”Bektel- Enka” e publikuar ditë më parë nga Lëvizja Vetëvendosje nuk është versioni final. Thaçi siguroi ligjvënësit se transparenca financiare e projektit është e plotë dhe se gjitha shpenzimet deri në detaje janë të përfshira në ligjet përkatëse për buxhetin. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje përmes Visar Ymerit kërkoi që kontrata origjinale e qeverisë me Konsorciumin Bektel- Enka të bëhet publike.
Në përgjigje kryeministri Hashim Thaçi ka shkuar më tej me akuzat ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Ai tha se kundërshtimet për autostradën bëhen nga ata që kanë kundërshtuar edhe dokumentet që sollën lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme përveç tjerash do të shqyrtojë edhe raportin financiarë për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2010 si dhe do të mbajë debat për masakrën e Burgut të Dubravës
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus