Kryesore » 2011»Maj»19 » Lunaçek mbështet nga Ashton të marrë detyrën në Kosovë
12:55 PM
Lunaçek mbështet nga Ashton të marrë detyrën në Kosovë
Gazeta austriake Kurier shkruan sot se Euro-deputetja austriake Ulrike Lunaçek, aktualisht raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, i ka gjasat më të mira në mesin e të gjithë kandidatëve që të emërohet përfaqësuese e BE-së në Kosovë. Lunaçek konsiderohet si ekspertja më e mirë evropiane për çështjen e Kosovës. Kurier shkruan se për të konkurruar në këtë detyrë, Lunaçek ishte inkurajuar dhe nxitur drejtpërdrejt nga përfaqësuesja e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme Catherine Ashton. Një pengesë e vetme e saj është fakti se ajo nuk është diplomate e karrierës, por edhe ky problem ka zgjidhje pasi Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka marrë përsipër të zgjidhë këtë çështje. Si ministri i jashtëm austriak Mihael Shpindelegger ashtu edhe kancelari austriak Verner Fajmann i kanë deklaruar mbështetjen e tyre në këtë plan zonjës Lunaçek. Ajo tashmë ka marrë edhe mbështetjen e ish sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së jashtme, ambasadorit Albert Rohan. Diplomati i njohur, i cili bashkë me bartësin e çmimit Nobel për paqe, Marti Ahtisari kishte negociuar statusin e Kosovës, e ka vlerësuar kandidimin e zonjës Lunacek për postin e përfaqësueses së BE-së në Kosovë si shumë të rëndësishëm për prestigjin diplomatik të Austrisë. Aktualisht BE ka dy përfaqësues në dy zyra të ndryshme në Kosovë. Fakti se Kosova ende nuk është njohur nga pesë vende të BE, kërkon që Bashkimi Evropian në Kosovë të ketë një përfaqësues të fortë në Kosovë. Lunaçek është tillë, shkruan gazeta austriake Kurier
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus