Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Sindikata me kërkesa ndaj partive politike
10:16 PM
Sindikata me kërkesa ndaj partive politike
Sindikata e Administratës, jurisprudencës dhe të shoqatave të qytetarëve (AJSHQ) sot kërkuan nga partitë politike që pretendojnë ta fitojnë pushtetin, që t’iu thonë anëtarëve të kësaj sindikate se a i pranojnë kërkesat e tyre. Këto sindikata kërkojnë kthimin e orarit të punës prej orës 7 e 30 në verë dhe në orën 8 në dimër, pastaj garanci se deri në tetor të vitit 2012 do të paguhet rritja e parealizuar e pagave për 10 për qind, se do t’ua kthej të drejtat e humbura punëtorëve, pastaj të nxirret Ligji për pagat e administratës publike si dhe më shumë kushte për fitimin e të drejtës së pensionit. Kryetari i Sindikdatë së Administratës, jurisprudencës dhe të shoqatave të qytetarëve, porositi se ato parti politike që do t’iu premtojmë realizimin e kërkesave dhe të vijnë në pushtet, kurse nuk e plotësojnë atë që e premtojnë, sindikata do të ketë të drejtë që në çdo kohë ta kërkojë atë që e premtuan.

”Sindikata nuk do të firmosë kurrfarë marrëveshje, memorandume dhe të ngjashme, dhe pavarësisht nga ajo që partitë pas ardhjes në pushtet e harrojnë premtimin, kurse premtimet parazgjedhore nuk përmbushen gjithmonë, ai do të ketë të drejtë morale që për çdo ditë të kërkojë dhe ti përkujtojë ata që do ta fitojnë pushtetin për atë që e premtuan, të protestojnë, të bëjnë grevë e madje edhe të kërkojnë dorëheqjen e tyre”, tha Pece Grujoski, kryetar i AJSHQ
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 0.0/0

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus