Kryesore » 2011 » Maj » 19 » Hasani tregon tmerrin në burgun e Dubravës
1:22 PM
Hasani tregon tmerrin në burgun e Dubravës
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani para deputetëve të Kosovës tregoi për krimin që është bërë në Burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë, nga 19 deri më 22 maj të viti 1999. Ata që dyshohet se kanë masakruar 130 shqiptarë dhe plagosur 300 të tjerë, sot mbajnë pozita të ndryshme në Serbi.

Deputeti Hasani tha para përfaqësuesve të zgjedhur se për masakrën në burgun e Dubravës është bërë edhe një kallëzim penal, por askush nuk ka dalë para drejtësisë.

Ai tha se qëllimi i masakrës ka qenë i planifikuar mirë dhe vrasjet kanë ndodhur me paramendim. "Ajo që ka ndodhur në burg nuk ka mundësi të imagjinohej as në skenarët e filmave hororr”, tha Hasani, duke përshkruar tmerrin në këtë burg ndaj të burgosurve shqiptarë.

Duke dhënë detaje të masakrës, Hasani tha se shteti serb duhet të përgjigjet për krimin e bërë. Ai tha se dihen mirë përgjegjësit për këtë krim, ndërsa u shpreh se këta kriminel shëtitin të lirë në Serbi dhe kanë marrë pozita dhe shpërblime në Serbi.

Deputeti Hasani i cili i ka mbijetuar masakrës, tha se deri më sot askush nuk ka qarë kokën për këtë tmerr që ka ndodhur. Ai me këtë rast kritikoi qeveritarët e Kosovës të cilët e kanë heshtur këtë çështje.

Për masakrën në burgun e Dubravës nuk e ka qarë kokën as Prokuroria në Pejë, ndërsa në këtë çështje shtroi dyshimet e tij për arsyet e mosngritjes së akuzës kundër këtyre kriminelëve.

"Të nderuar deputetë këtë debat e kemi kërkuar që qytetarët, ndërkombëtarët të njihen me këtë tmerr.... Të bëhet me dije se çfarë masakre ka bërë Serbia në Kosovë...”, tha deputeti Hasani, duke kërkuar dënimin e kriminelëve serb.

Ai tha se Prokuroria ka heshtur deri tash me sugjerimin e ndërkombëtarëve për t’u pajtuar me serbët, por sipas tij, pajtimi nuk mund të bëhet kurrë pa u dënuar kriminelët e luftës

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar debatin për masakrën në Burgun e Dubravës, ndërsa në fund të debatit pritet të dilet me rekomandim për institucionet lidhur me veprimet që duhet ndërmarrë për këtë të vënë para drejtësisë kryerësit e këtij krimi.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus