Avokati i Idriz Balajt, Teki Bokshi, ka dorëzuar, këtë javë, në panelin për lirim me kusht në Ministrinë e Drejtësisë, kërkesën për lirim me kusht të klientit të tij. Ai i ka dorëzuar, gjithashtu, një lutje presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, për faljen e Balajt.Pas lirimit nga akuzat për krime lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime Luftën në Ish-Jugosllavi, Balaj nuk u la i lirë, por u transferua në Dubravë për ta vazhduar dënimin e shqiptuar më herët nga nj
... Lexo më shumë»
Policia ka dështuar ta arrestojë Xhabir Zharkun, ish- kryetar i Kaçanikut, raportoi ndërkohë KTV-ja. Ai përveç se nuk është dorëzuar vetë për vuajtje të dënimit, nuk është kapur as nga policia, e cila me urdhër arrest të Gjykatës Komunale të Kaçanikut ka shkuar sot në shtëpinë e tij për ta prangosur. Por Zharku është larguar nga shtëpia nga dita e djeshme dhe familjarët kanë thënë se nuk e dinë ku gjendet. Gjykata Komunale e Kaçaniku e ka lëshuar dje fletarrestimin të
... Lexo më shumë»
Pas miratimit të djeshëm të buxhetit të Kosovës për vitin 2013, kryeministri i vendit ka thënë se ky është buxheti më i lartë në historinë e Kosovës, që parasheh një zhvillim ekonomik, rritje të mirëqenies sociale si dhe ngritjen e pagave për kategori të ndryshme. Gjithashtu ai ka përmendur edhe ndërtimin e autostradave që do të bëhen me këtë buxhet. Ndërkohë as sot në mbledhjen e Qeverisë nuk është miratuar Projektligji për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, nd
... Lexo më shumë»
Gazetarët dhe botuesit mbesin në kategorinë e dëshmitarëve të liruar nga detyrimi për të dëshmuar. Kështu është përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, i cili është miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës. Kryesuesi i grupit, që ka punuar në amendamentimin e këtij Kodi, Behar Selimi, ka konfirmuar për "Kohën Ditore” se, pos gazetarëve dhe botuesve, të liruar nga detyrimi për të dhënë dëshmi janë edhe bashkëpunëtorët e gazetarëve. Sipas tij, neni që i specifikon
... Lexo më shumë»
Kryetari i Parlamentit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se në tekstin e platformës për Kosovën po bëhen plotësimet e fundit që ajo të jetë e gatshme për javën ardhshme. Sipas tij thelbi i platformës është që të gjenden zgjidhje adekuate për "situatën e rëndë” në Kosovë.Stefanoviq ka thënë për gazetën "Veçernje novosti” se ky dokument do të miratohet për të ofruar zgjidhje në përputhje me rezolutën 1244."Nuk do të flitet në mënyrë të përgjithësuar për rapo
... Lexo më shumë»
Në seancën e djeshme është miratuar ligji i shumëpërfolur dhe që ka zgjuar shumë diskutime mes deputetëve, ai për Shëndetësinë. Megjithatë ligji në fund është miratuar me shumicë votash nga deputetët, transmeton KTV. Pika më e diskutueshme në këtë rast ka qenë ajo që përcakton se mjekët duhet të zgjedhin se ku do të punojnë, në institucionin publik apo në sektorin privat. Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë se ky projektligj ka nevojë për ndërhyrje. Pas
... Lexo më shumë»
Pushteti lokal i Prizrenit, si në vendimmarrje ashtu edhe në ekzekutiv, ka telashe të konsiderueshme sa i përket respektimit të ligjeve në fuqi, është thënë gjatë një tryeze të organizuar nga OJQ-ja "EC Ma Ndryshe", e cila të enjten ka prezantuar raportin tremujor të monitorimit të punës së Qeverisë komunale të Prizrenit, që është përqendruar në "Respektimin e ligjit në qeverisjen lokale". Në debatin, ku ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar
... Lexo më shumë»
Objektet banesore kolektive, të ndërtuara nga paslufta e tutje, janë ndërtuar pa cilësi. Këtë e pranon edhe kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë të Kosovës, por edhe vetë ekspertet e inxhinierisë së ndërtimit, transmeton KTV. Por ata janë optimistë se ky trend ka filluar të përmirësohet falë zbatimit të rregullave për ndërtimtari. Ndryshe, përveç supozimeve dhe shprehjes së pakënaqësisë së shpeshtë të blerësve, nuk është bërë asnjë herë një hulumtim që vërteton sakt
... Lexo më shumë»
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër i vendit, ka ngushëlluar familjen Xhema, me rastin e vrasjes së nënkryetarit të PDK-së në Suedi, Murtez Xhema."Vrasja e Murtezit është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Degën e PDK-së në Suedi. Murtez Xhema ishte veprimtar i devotshëm, duke dhënë kontribut në të mirë të çështjes kombëtare, në të gjitha fushat në diasporë dhe kudo që ka vepruar”, thuhet në telegramin e Thaçit.Vrasja e M
... Lexo më shumë»
Një banor i Bërnjakut të Zubin Potokut, rreth të 50-tave, është viktima e parë e acarit të këtij dimri në Kosovë. Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, konfirmoi për medie se trupi i ngrirë i Z.P., serb nga Bërnjaku i Zubin Potokut, është gjetur dje nga banorët vendës afër varrezave në lagjen Popoviq. Sipas zëdhënësit Hoti në trupin e të ndjerit s’ka pasur shenja dhune..
Banorë serbë të komunave veriore të Kosovës bllokuan sot në mëngjes për një orë rrugën rajonale Mitrovicë-Rashkë, te kryqi në Rudar, me kërkesën që Sllobodan Joviqit t’i bëhet e mundur të mbrohet në liri. Joviq u arrestua më 31 tetor me akuzën se është përgjegjës për tentim-vrasje të dy ushtar[ve të KFOR-it më 1 qershor në Zveçan. Ai ndodhet në paraburgim në Kralevë dhe siç citojnë mediet serbe të vëllain e tij, Nebojshëm "Sllobodanit i është vazhduar paraburgimi edh
... Lexo më shumë»
Policia e Kosovës pritet që brenda pak ditësh të hapë konkursin për pjesëtarët e saj që duan të jenë pjesë e njësitit special për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.Burime brenda policisë kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se njësitet në kuadër të regjioneve që deri më tash kanë mbrojtur objektet me rëndësi fetare e kulturore të hyjnë nën komandën e sektorit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë të Policisë së Kosovës. Mundësia do t`u kr
... Lexo më shumë»
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të nisë të hënën bisedimet me PDK-në për bashkëqeverisje. Edhe PDK-ja nuk e mohon e bisedimeve me Aleancën, por mohojnë se deri në këtë moment kanë biseduar për koalicionin e mundshëm, ndërsa theksojnë se një gjë e tillë mund të ndodhë në ditët në vijim.Në një prononcim për Zërin zëvendëskryeministri dhe nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuçi nuk e ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve."Unë nuk kam informata se ka takime për këtë
... Lexo më shumë»
Zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian ua kanë bërë me dije edhe një herë institucioneve të Kosovës, se pa punë nuk ka integrim në BE. Sipas tyre, kritikat që i kanë bërë drejtuesit e institucioneve të Kosovës në adresë të Brukselit zyrtar për mosnisjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit janë të paqëndrueshme. Për përgjigjen negative që Kosova mori të martën, kryeministri Hashim Thaçi kritikoi BE-në, për të cilën tha se defekti i vonesës evropiane të K
... Lexo më shumë»
Ministria e Punëve të Jashtme ka përzgjedhur katër kandidatë të mundshëm për t’i emëruar zyrtarë ndërlidhës në kryeqytetin serb, Beograd. Emri i Ambasadorit Ylber Hysa, Ilir Dugollit, Lulzim Pecit dhe Ambasadores Shkëndije Sherifi- Geci brenda pak ditësh do të shqyrtohen nga Presidentja dhe Kryeministri. Burime të Express thonë se Qeveria e Serbisë ndërkaq po konsideron mundësinë që në Prishtinë ta dërgojë Oliver Ivanovicin ose Milivoje Mihajlovicin.Auto
... Lexo më shumë»
Të martën e kaluar në 14:15 ka ndodhur një aksident i dhunshëm në autostradën A1 në Utzenstorf, ka njoftuar policia e Bernës,duke shkaktuar një viktimë dhe mbi dhjetë pasagjerë të plagosur. I vdekuri eshte Ejup Bajrami 48 vjeç nga Korretica e Ultë e Drenasit kurse tre të tjerë janë lënduar rëndë, sipa pasojë e këtij aksidenti trafiku që ndodhi të marten në Zvicrës.Më konkretisht, në ketë aksident janë përfshirë tetë automjete, edhe tre kamionë që ishin të përf
... Lexo më shumë»
Kancelarja gjermane Angela Merkel pret nga takimi i nivelit të lartë të BE-së, i cili nis punimet të enjten (13.12.2012), një sinjal të qartë për një politikë të koordinuar ekonomike.Në një deklaratë qeveritare të mbajtur para parlamentit gjerman, kancelarja Angela Merkel i quajti të sukseshme masat e deritanishme për përballimin e krizës së euros. Që prej vitit 2010, në shtetet e zonës së Euros, janë përgjysmuar deficitet buxhetore. Në Irland, shpjegon Merkel, deficiti i bil
... Lexo më shumë»