Objektet banesore kolektive, të ndërtuara nga paslufta e tutje, janë ndërtuar pa cilësi. Këtë e pranon edhe kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë të Kosovës, por edhe vetë ekspertet e inxhinierisë së ndërtimit, transmeton KTV. Por ata janë optimistë se ky trend ka filluar të përmirësohet falë zbatimit të rregullave për ndërtimtari. Ndryshe, përveç supozimeve dhe shprehjes së pakënaqësisë së shpeshtë të blerësve, nuk është bërë asnjë herë një hulumtim që vërteton saktë cilësinë e ndërtimit të objekteve banesore. (Foto nga arkivi.)
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus