Kryesore » 2012 » Dhjetor » 14 » Policia s'e gjen Zharkun në shtëpi, do ta kërkojë edhe me Interpol
4:20 PM
Policia s'e gjen Zharkun në shtëpi, do ta kërkojë edhe me Interpol
Policia ka dështuar ta arrestojë Xhabir Zharkun, ish- kryetar i Kaçanikut, raportoi ndërkohë KTV-ja. Ai përveç se nuk është dorëzuar vetë për vuajtje të dënimit, nuk është kapur as nga policia, e cila me urdhër arrest të Gjykatës Komunale të Kaçanikut ka shkuar sot në shtëpinë e tij për ta prangosur. Por Zharku është larguar nga shtëpia nga dita e djeshme dhe familjarët kanë thënë se nuk e dinë ku gjendet. Gjykata Komunale e Kaçaniku e ka lëshuar dje fletarrestimin të cilin policia do ta mbajë në fuqi derisa ta arrestojë atë. Komanda e Policisë në rajonin e Ferizajt ka thënë se në rast se Zharku nuk gjendet në Kosovë, atëherë fletëarresti do t’i kalohet Interpolit dhe ai do të kërkohet edhe jashtë kufijve të vendit. Zharku tash e disa muaj i ka ikur vuajtjes së dënimit, duke shfrytëzuar të gjithë mundësitë ligjore të ankesave, por në të gjitha rastet gjykata i ka kthyer përgjigje negative.
Kaçanik, 14 dhjetor - Gjykata Komunale e Kaçanikut ia ka dorëzuar policisë urdhrin për arrestimin e Xhabir Zharkut dhe dërgimin e tij në burg me forcë. Këtë e ka konfirmuar për KTV-në kryetari i Gjykatës Komunale të Kaçanikut. Ish-kryetari i Kaçanikut, Zharku, i dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe për armëmbajtje pa leje, të enjten nuk është paraqitur në Gjykatën Komunale të Kaçanikut për të shkuar në vuajtje të dënimit. Ka kohë që numrin e tij të telefonit e mban i biri, i cili ka thënë se është jashtë shtëpisë dhe se nuk e di se ku gjendet babai i tij. "Unë jam duke vozitur edhe nuk jam në shtëpi. Tash nuk e di a është në shtëpi, a është në punë, a te ndonjë shok, por në Kosovë është”, i ka thënë KTV-së djali i tij. Por, avokati i Zharkut, Xhevdet Shala, ka thënë se nuk ka mundur të vendosë kontakt me të.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus