Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh kryeministër i vendit, ka ngushëlluar familjen Xhema, me rastin e vrasjes së nënkryetarit të PDK-së në Suedi, Murtez Xhema."Vrasja e Murtezit është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe Degën e PDK-së në Suedi. Murtez Xhema ishte veprimtar i devotshëm, duke dhënë kontribut në të mirë të çështjes kombëtare, në të gjitha fushat në diasporë dhe kudo që ka vepruar”, thuhet në telegramin e Thaçit.Vrasja e Murtez Xhemës është kryer në rrethana ende të pasqaruara mirë.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus