Banorë serbë të komunave veriore të Kosovës bllokuan sot në mëngjes për një orë rrugën rajonale Mitrovicë-Rashkë, te kryqi në Rudar, me kërkesën që Sllobodan Joviqit t’i bëhet e mundur të mbrohet në liri. Joviq u arrestua më 31 tetor me akuzën se është përgjegjës për tentim-vrasje të dy ushtar[ve të KFOR-it më 1 qershor në Zveçan. Ai ndodhet në paraburgim në Kralevë dhe siç citojnë mediet serbe të vëllain e tij, Nebojshëm "Sllobodanit i është vazhduar paraburgimi edhe për 6o ditë...”
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus