Kryetari i Parlamentit të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se në tekstin e platformës për Kosovën po bëhen plotësimet e fundit që ajo të jetë e gatshme për javën ardhshme. Sipas tij thelbi i platformës është që të gjenden zgjidhje adekuate për "situatën e rëndë” në Kosovë.Stefanoviq ka thënë për gazetën "Veçernje novosti” se ky dokument do të miratohet për të ofruar zgjidhje në përputhje me rezolutën 1244."Nuk do të flitet në mënyrë të përgjithësuar për raportet, por do të ofrojmë zgjidhje të cilat janë në përputhje me rezolutën 1244 dhe kushtetutën tonë, transmeton Qik-u. Thelbi i tekstit është që të gjendet një zgjidhje adekuata për situatën e rëndë në Kosovë”, ka thenë Stefanoviq.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus