Ministria e Punëve të Jashtme ka përzgjedhur katër kandidatë të mundshëm për t’i emëruar zyrtarë ndërlidhës në kryeqytetin serb, Beograd. Emri i Ambasadorit Ylber Hysa, Ilir Dugollit, Lulzim Pecit dhe Ambasadores Shkëndije Sherifi- Geci brenda pak ditësh do të shqyrtohen nga Presidentja dhe Kryeministri. Burime të Express thonë se Qeveria e Serbisë ndërkaq po konsideron mundësinë që në Prishtinë ta dërgojë Oliver Ivanovicin ose Milivoje Mihajlovicin.Autoritetet e vendit janë duke shqyrtuar emrat e katër ambasadorëve aktualë të Kosovës për postin e përfaqësuesit të Prishtinës në Beograd. Një zyrtar diplomatik kosovar ka folur të enjten për Express në kushte anonimiteti rreth propozimeve aktuale të Ministrisë së Jashtme të Kosovës për këtë post.
Ndër ta përmenden Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, Ambasadori në Belgjikë, Ilir Dugolli, Shefi i Misionit diplomatik në Suedi, Lulzim Peci si dhe Ambasadorja në Hungari, Shkëndije Sherifi- Geci.
Që të gjithë këta emra pritet të shqyrtohen javën e ardhshme nga Kryeministri Hashim Thaçi dhe Presidentja Atifete Jahjaga.
"Aktualisht janë këto propozime, javën që vjen pritet të shqyrtohen edhe nga Qeveria e Presidenca, të cilat do të definohen për një emër”, ka thënë zyrtari kosovar të enjten për Express.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus