Kryesore » 2012»Dhjetor»14 » Zyrtarizohet njësiti special për mbrojtjen e trashëgimisë
12:38 PM
Zyrtarizohet njësiti special për mbrojtjen e trashëgimisë
Policia e Kosovës pritet që brenda pak ditësh të hapë konkursin për pjesëtarët e saj që duan të jenë pjesë e njësitit special për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.Burime brenda policisë kanë thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se njësitet në kuadër të regjioneve që deri më tash kanë mbrojtur objektet me rëndësi fetare e kulturore të hyjnë nën komandën e sektorit për mbrojtjen e objekteve me rëndësi të veçantë të Policisë së Kosovës. Mundësia do t`u krijohet edhe pjesëtarëve të tjerë të policisë që duan të jenë pjesë e këtij njësiti. Sipas burimeve, pjesëtarët e këtij njësiti do të jenë policë që mbrojnë rendin publik, por të veçantë do të kenë profilin e punës, pasi që kjo njësi nuk do të merret me punë të tjera, por vetëm me mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore e fetare. Njësiti është rezultat i marrëveshjes në kuadër të dialogut politik mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus