Në seancën e djeshme është miratuar ligji i shumëpërfolur dhe që ka zgjuar shumë diskutime mes deputetëve, ai për Shëndetësinë. Megjithatë ligji në fund është miratuar me shumicë votash nga deputetët, transmeton KTV. Pika më e diskutueshme në këtë rast ka qenë ajo që përcakton se mjekët duhet të zgjedhin se ku do të punojnë, në institucionin publik apo në sektorin privat. Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka thënë se ky projektligj ka nevojë për ndërhyrje. Pas tetë orëve që punon një mjek, nuk mund ta obligojmë ne se me çfarë merret ai më vonë, apo çfarë duhet të bëjë ai”. Ndërkohë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se po shihet se disa deputetë janë të dirigjuar nga disa sindikata të caktuara për të bërë ndryshimet në këtë ligj. Megjithatë ligji ka kaluar ashtu siç është miratuar edhe Projekt-Kodi i procedurës penale, me 257 amendamentet e tij.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus