Kryesore » 2012 » Dhjetor » 05
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se oferta e tij për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, është që ai të ketë postin e kryeministrit. Pak ditë pas kthimit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte e cila e shpalli atë të pafajshëm, në intervistë për "Zërin e Amerikës” , Haradinaj ka folur për zhvillimet në Kosovë përfshirë edhe mbështetjen e tij për procesin e bisedimeve me Serbinë.Ai i ka vlerësuar dy m ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Marrëveshja për menaxhimin integruar të kufijve me Serbinë që pritet të fillojë më 10 dhjetor, dallon nga ajo që Komisioni Evropian ka përcaktuar si koncept për vendet e Ballkanit Perëndimor. Burime të Radio Kosovës thonë se marrëveshja për menaxhim të integruar lë jashtë dy nga çështjet thelbësore që kanë të bëjnë me IBM-në: çështjen e përcaktimit të vijës kufitare dhe njohjen e dokumenteve shtetërore.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Stamboll. Në pritjen zyrtare të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë së bashku me zëvendësministren për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi, Tahiri vlerësoi rëndësinë 100 vjetorit si një ngjarje historike për kombin shqiptarë duke thënë se shekulli një ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Sipas kësaj lëvizjeje, Thaçi dhe Daçiq kanë rënë dakord që të nisë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por me këtë "edhe ndarja e parasë publike të Kosovës”."Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, duket se marrëveshja është që mallrat që hyjnë në Kosovë të mos doganohen në kufirin verior me Serb ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Bazuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2012 është shqetësues fakti se Kosova, ashtu si një vit më parë, mbetet përsëri në mesin e shteteve me nivel të lartë të korrupsionit, duke u renditur në vendin e 105 me radhë, e që hyn në një rang me shtetet si: Algjeria, Armenia, Bolivia, Gambia, Mali, Meksika dhe Filipinet.Kështu u tha në konferencën e organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK) me ç’rast është publiku ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Zgjedhjet brenda PDK-së në Drenas, kur edhe po i ofrohet fundit të zgjedhjeve ne seksione e nendegë, po vazhdojnë me probleme e përçarje të mëdha. Pas grushtimeve në Çikatovë të Re, ku dy persona janë lënduar, problem të tjetër ka ndodhur edhe në Zabel të Ulët, ku janë mbajtur dy palë zgjedhje partiake të PDK-së. Njëra palë e banorëve të fshatit ka mbajtur zgjedhjet në sallën e kulturës në Drenas, e që i ka drejtuar kryetari i nendëgës së Komoranit, Bislim Zogaj, por pa k ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Mbrëmë pas orës 23:00, dy vetura të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë djegur nga persona të panjohur.Njëra është djegur në lagjen "Bregu i Diellit” e tjetra në "Dardani” të Prishtinës.
Rastet i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje.Sipas Policisë së Kosovës, njëra veturë e djegur është e tipit "Kia” dhe tjetra "Nisan”, që të dyja pronë e qeverisë, me targa 3Z.
Vetura "Nisan” e djegur në lagjen "Bregu i D ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Pas protestës së mbajtur në Autostradën "Ibrahim Rugova” kundër arrestimit të deputetit Fatmir Limaj, tani edhe bashkëluftëtarë të tjerë do të protestojnë kundër këtij arrestimi.Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë të ditur se do të mbajnë protestë kundër arrestimit veteranëve të luftës në rastin "Kleçka".
Sipas drejtuesve të këtyre organiza ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Ambasadori i Serbisë në NATO, Branisllav Milinkoviç është vetëvrarë në Bruksel. Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Brukselit. Mediat serbe raportojnë se Milinkoviç është hedhur nga tarraca e parkingut të aeroportit para syve të ndihmës ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Zoran Vujiç, që udhëheq sektorin për politikën e sigurisë. I ndjeri Milinkoviç, 52 vjeç ishte diplomat i respektuar dhe jurist.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të pikëkalimeve kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë fillon më 10 dhjetor. Dy palët kanë rënë dakord edhe për emërimin e zyrtarëve të parë ndërlidhës. Raundi i tretë i bisedimeve mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq përfundoi me marrëveshjen për ngritjen e pikave të përbashkëta të menaxhimit në katër vendkalimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Fillimisht më 10 dhjetor do të fillojë zbatimi imarrëves ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Koalicioni në mes forcave politike të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-së dhe AAK-së pritet të zyrtarizohet në janar të 2013-s. Mundësia për bashkëqeverisje në mes partisë së kryeministrit aktual, Hashim Thaçit, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt veçse është çështje e përfunduar, porse ka mbetur që dy liderët partiakë të ulën dhe të merren vesh për ndarjen e "kulaçit” në qeveri. 
Ndonëse ditëve të ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Një projekt, i cili ka koston prej 30 mijë eurosh, e që ka të bëjë me pajisjen e qytetit të Skënderajt me kamera, planifikohet të realizohet në vitin 2013. Në këtë mënyrë, Skënderaj do të jetë një prej qyteteve të rralla në Kosovë që bëhet më kamera.

Sipas Hasan Shalës, drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, përveç këtij projekti, për të cilin do të investohen 30 mijë euro, në vitin 2013 planifikohen të realizohen edhe 24 projekte të tjera në infra ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Dimër me ngrohje dhe drita, kështu pritet të jetë dimri i këtij viti nëse KEK-u dhe "Termokosi” mbajnë fjalën se nuk do të ketë reduktime. Zyrtarë të Korporatës Energjetike të Kosovës thonë se gjendja është mjaft stabile dhe pa reduktime për asnjë kategori. Kështu pritet të jetë i tërë sezoni dimëror sipas tyre. "Aktualisht kemi 4 blloqe ne funksion që prodhojnë 800 megavat orë energji elektrike. Importojmë në bazë të nevojave. Gjendja pritet të jetë st ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Mijëra studentë serbë u mblodhën të martën në Beograd për të protestuar kundër shpalljes së pafajësisë nga një gjykatë e OKB-së për ish-kryeministrin e Kosovës dhe dy gjeneralë kroatë. që akuzoheshin për krime lufte.Më shumë se 2 mijë studentë serbë u mblodhën dje jashtë parlamentit duke u bërë thirrje ligjvënësve të miratojnë një rezolutë ku të dënohet vendimi i Gjykatës së Hagës.
 Ministri serb i drejtësisë Nikola Selak ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Serbët e veriut nuk i ka penguar i ftohti dhe shiu për të kaluar natën në pikën kufitare të Jarinjës. Sipas mediave serbe, përmes letrave dërguar presidentit Tomislav Nikoliq dhe kryesminitrit Ivica Daçiq, ata kanë kërkuar spjegime në lidhje me marrëveshjen e Brukselit.
Një ditë më para me dhjetra serbë protestuan të martën në Jarinjë duke penguar punëtorët të cilët po punojnë në rregullimin e pikës kufitare.
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të martën, ka dalë i tensionuar nga Kuvendi i Kosovës. Shkaktarë kanë qenë anëtarët e Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë, të cilët i kanë dhënë kritika për mënyrën sesi është duke e ushtruar mandatin ekzekutiv. Mbikëqyrësit parlamentarë kanë vlerësuar se ai i ka tejkaluar kompetencat gjatë protestave të tetorit, të organizuara nga Vetëvendosja, kurse ka qëndruar krejtësisht indiferent gjatë ... Lexo më shumë»
Postuar nga: ksdardania | Data: 2012-12-05