Kryesore » 2012»Dhjetor»5 » Rexhepi refuzon këshillat, përjashton mundësinë e dorëheqjes
12:14 PM
Rexhepi refuzon këshillat, përjashton mundësinë e dorëheqjes
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, të martën, ka dalë i tensionuar nga Kuvendi i Kosovës. Shkaktarë kanë qenë anëtarët e Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Sigurisë, të cilët i kanë dhënë kritika për mënyrën sesi është duke e ushtruar mandatin ekzekutiv. Mbikëqyrësit parlamentarë kanë vlerësuar se ai i ka tejkaluar kompetencat gjatë protestave të tetorit, të organizuara nga Vetëvendosja, kurse ka qëndruar krejtësisht indiferent gjatë prishjes së ceremonisë së hapjes së "Udhës së Kombit” nga ana e mbështetësve të Fatmir Limajt. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Ahmet Isufi, i ka bërë thirrje që herëve të tjera të mos aplikojë kute të dyfishta të vendosjes së rendit dhe ligjit në vend, por të veprojë ashtu siç ia kërkon mandati.
Por, këto udhëzime e kanë irrituar atë.
Duke i ndërhyrë Isufit gjatë fjalës, ministri Rexhepi ka thënë se nuk është paraqitur në Komision për të marrë udhëzime se si duhet të punojë, por për të raportuar për gjendjen e sigurisë.
"Nuk kisha dashtë këtu, as ju kryetar e askush tjetër me mbajt mësim ose vajs qysh duhet të sillem unë. I keni format e veprimit, shfrytëzoni ato... Narracion mos më bë. Mos më jep mësim”, ka thënë Rexhepi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus