Kryesore » 2012»Dhjetor»5 » Tahiri në Stamboll: Shekullli XXI, shekulli i bashkimit të shqiptarëve
7:30 PM
Tahiri në Stamboll: Shekullli XXI, shekulli i bashkimit të shqiptarëve
Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri mori pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë në Stamboll. Në pritjen zyrtare të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë së bashku me zëvendësministren për Punë të Jashtme të Shqipërisë, Edit Harxhi, Tahiri vlerësoi rëndësinë 100 vjetorit si një ngjarje historike për kombin shqiptarë duke thënë se shekulli njëzetë ishte një shekull i ndarjes dhe shprehu bindjen se shekulli njëzetenjë do të jetë një shekull i bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus