Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sot ndaj takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Sipas kësaj lëvizjeje, Thaçi dhe Daçiq kanë rënë dakord që të nisë zbatimi i Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, por me këtë "edhe ndarja e parasë publike të Kosovës”."Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, duket se marrëveshja është që mallrat që hyjnë në Kosovë të mos doganohen në kufirin verior me Serbinë, por në Terminalin doganor në Mitrovicë. Ndërkohë, është përmendur mundësia që serbët që jetojnë në veri, të jenë të liruar nga taksa doganore. Po ashtu është raportuar se një përqindje e TVSh-së së mbledhur, do t’iu shkojë strukturave serbe në veri”, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.
Sipas saj, kjo do të thotë autonomi për veriun.
"Ta ndash veriun e vendit nga sistemi fiskal i Kosovës nënkupton se ua lë strukturave atje ta përcaktojnë sistemin e vet fiskal”, vlerëson Vetëvendosja.
Kjo lëvizje ka kundërshtuar në vazhdimësi bisedimet e Kosovës me Serbinë.
Thaçi dhe Daçiq janë takuar mbrëmë, për herë të tretë, në Bruksel, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Bisedimet e tilla thuhet se kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus