Koalicioni në mes forcave politike të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-së dhe AAK-së pritet të zyrtarizohet në janar të 2013-s. Mundësia për bashkëqeverisje në mes partisë së kryeministrit aktual, Hashim Thaçit, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt veçse është çështje e përfunduar, porse ka mbetur që dy liderët partiakë të ulën dhe të merren vesh për ndarjen e "kulaçit” në qeveri. Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar zërat për ndryshime në koalicion qeverisës, burime ndërkombëtare kanë konfirmuar të martën për gazetën "Zëri” se zyrtarizimi i "martesës” në mes partive të krahut të luftës po i numëron ditët. "Çështja e koalicionit PDK-AAK do të zyrtarizohet menjëherë në janar”, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar në kushte anonimiteti. Edhe pse zyrtarët e lartë të partisë së kryeministrit Hashim Thaçi janë më të rezervuar në deklarimet e tyre rreth ndryshimeve në qeveri, në anën tjetër partia e Haradinajt shprehet në favor të lidhjes së koalicionit me PDK-në.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus