Kryesore » 2012»Dhjetor»5 » Beograd, studentët protestojnë kundër lirimit të Haradinajt
12:31 PM
Beograd, studentët protestojnë kundër lirimit të Haradinajt
Mijëra studentë serbë u mblodhën të martën në Beograd për të protestuar kundër shpalljes së pafajësisë nga një gjykatë e OKB-së për ish-kryeministrin e Kosovës dhe dy gjeneralë kroatë. që akuzoheshin për krime lufte.Më shumë se 2 mijë studentë serbë u mblodhën dje jashtë parlamentit duke u bërë thirrje ligjvënësve të miratojnë një rezolutë ku të dënohet vendimi i Gjykatës së Hagës. Ministri serb i drejtësisë Nikola Selakovic u bashkua demonstruesve duke bërë thirrje që kriminelët e luftës të ndiqen edhe nga vendet e tjera, dhe jo vetëm nga Serbia.''Ne duhet të ngrenë zërin dhe të kërkojmë që prokurorët duhet të ndjekin penalisht personat që kanë kryer krime lufte në vendet e tyre. Nëse prokurori special për krime lufte mund ta bëjë këtë në Serbi, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe prokurorët në vendet fqinje."
Javën e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi shpalli të pafajshëm ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe dy nga komandantët e tij gjatë luftës në Kosovë (Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj), të cilët ishin akuzuar për krime lufte.
Javë më parë, gjykata gjeti të pafajshëm edhe dy gjeneralët kroatë (Ante Gotovina dhe Mladen Markaç) që akuzoheshin për krime të luftës gjatë një beteje kyçe për pavarësinë e Kroacisë nga Jugosllavia.
Këto vendime të gjykatës zemëruan Serbinë, e cila akuzon gjykatën e Hagës për paragjykim ndaj serbëve.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus