Zgjedhjet brenda PDK-së në Drenas, kur edhe po i ofrohet fundit të zgjedhjeve ne seksione e nendegë, po vazhdojnë me probleme e përçarje të mëdha. Pas grushtimeve në Çikatovë të Re, ku dy persona janë lënduar, problem të tjetër ka ndodhur edhe në Zabel të Ulët, ku janë mbajtur dy palë zgjedhje partiake të PDK-së. Njëra palë e banorëve të fshatit ka mbajtur zgjedhjet në sallën e kulturës në Drenas, e që i ka drejtuar kryetari i nendëgës së Komoranit, Bislim Zogaj, por pa kryetarin e seksionit të fshatit, Blerim Buqinca, ndërsa pala tjetër në shkollën e fshatit me praninë e kryetarit të seksionit e që i ka drejtuar Izet Ibrahimi, ish-kryetar i Komunës.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus