Mbrëmë pas orës 23:00, dy vetura të Qeverisë së Republikës së Kosovës janë djegur nga persona të panjohur.Njëra është djegur në lagjen "Bregu i Diellit” e tjetra në "Dardani” të Prishtinës. Rastet i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, mirëpo nuk ka dhënë më shumë detaje.Sipas Policisë së Kosovës, njëra veturë e djegur është e tipit "Kia” dhe tjetra "Nisan”, që të dyja pronë e qeverisë, me targa 3Z. Vetura "Nisan” e djegur në lagjen "Bregu i Diellit”, ishte e një zyrtari të lartë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, përderisa ajo "Kia”, e djegur në lagjen "Dardania”, ka qenë pronë e Ministrisë së Infrastrukturës.Policia e Kosovës ka konfiskuar të dy automjetet dhe është duke bërë ekzaminimin e tyre. Deri me tani, sipas policisë, ende nuk është arritur të kuptohet shkaktari i zjarrit."Jemi duke punuar rreth zbulimit të rasteve që të kuptojmë a kanë qenë zjarrvënie e qëllimshme apo aksidentale, mirëpo deri me tani nuk kemi arritur te kuptojmë shkaktarin”, ka thënë për Indeksonline një zyrtar policor.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus