62 është numri i grupeve kontrabanduese në veri të Kosovës. Atje funksionon MUP-i. Emrat e udhëheqësve dhe të pjesëtarëve të kësaj strukture janë të njohur për Qeverinë e Kosovës. Ato i tregon raporti i Zyrës së Koordinatorit për Zbatimin e Strategjisë për veriun. Raporti, të cilin do ta publikojë në vazhdime "Koha Ditore” në mbi 60 faqe përshkruan deri në detaje jetën jashtë kornizës ligjore të Kosovës në pjesën më problematike të vendit, ku mbretërojnë struktura
... Lexo më shumë»
Po rritet e po rritet. Hashim Thaçi nuk po e ndal dorën së nënshkruari emërime të vazhdueshme në qeverinë e tij, duke i rehatuar aleatët e mbështetësit e tij. Fillimisht u përkujdes t’ i emëroj 6 zëvendësa të tij, duke shkaktuar telashe për ulëse në mbledhjet e qeverisë. Dy ditë më parë formoi edhe një ministri, atë të Diasporës. Përderisa ende nuk është gjetur zyra dhe vendi Ibrahim Makollit si ministër, kryeministri doli me një tjetër vendim: emërimin e zëvendësminis
... Lexo më shumë»
Serbët e Kosovës frikohen se ndarja e Kosovës krijon Shqipërinë e Madhe dhe Serbinë e Vogël. Lideri i Lëvizjes serbe për rezistencë, Momqilo Trajkoviq ka thënë se ndarja e Kosovës krijon Shqipërinë e Madhe, ndërsa Serbinë e Vogël. Në debatin me temën "A është e mundur ndarja e Kosovës”, Trajkoviq ka thënë se nuk e mbështet ndarjen e Kosovës dhe as pavarësinë e saj. Ai po ashtu ka thënë se çështja e Kosovës mund të zgjidhet edhe në kuadër të Unionit Evr
... Lexo më shumë»
Presidentja Atifete Jahjaga, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i ka përcaktuar takimet bilaterale me delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në samitin e liderëve të 21 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj. I një rëndësie të veçantë do të jetë takimi me presidentin amerikan, Barack Obama, duke e pasur parasysh rolin lider në botë dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë dhe po jep SHBA-
... Lexo më shumë»
Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, të enjten do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Republikës së Malit të Zi, Milan Rocen. Gjatë kësaj vizite, ministri Rocen do të ketë takime me përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në takimin pritet të diskutohen tema të ndryshme me interes të të dyja shteteve, me theks të veçantë për forc
... Lexo më shumë»
Qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës që jetojnë 25 kilometra nga brezi kufitar mes dy vendeve, së shpejti do të mund të udhëtojnë pa pasaporta, por me dokumente speciale që do të sigurohen nga institucionet e dyja vendeve. Komisionet e Maqedonisë dhe Kosovës për kalimet kufitare, sot në Shkup akorduan dy marrëveshje ndërshtetërore që pritet të nënshkruhen nga ana e ministrave të dyja vendeve. Nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve do të bëhet pas formimit të
... Lexo më shumë»
Policia e Kosovës ka bërë arrestimin e gjashtë zyrtarëve të njësisë speciale të saj. Aksioni i policisë, i cili sipas burimeve të mediave është duke vazhduar, ka ngjarë në tri regjione të ndryshme të Kosovës. Këto burime kanë njoftuar se policët e arrestuar nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, aktualisht po merren në pyetje - ndërsa aksioni i policisë për kërkimin e provave shtesë është duke vazhduar.
Samiti i shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj, do të mbledhë krerë shtetesh nga shumë vende të botës. Ndër ta do të jetë edhe presidenti amerikan, Barak Obama. Mediat serbe bëjnë të ditur se presidenti i Serbisë Boris Tadiq nuk do të jetë i pranishëm, pasi në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur, me të drejta të plota sikurse edhe shtetet tjera pjesëmarrëse.
Policia e Kosovës nuk do të ndërmerr ndonjë veprim në veri të vendit për zhbllokimin e magjistrales në Zubin Potok, pa koordinim me KFOR-in e EULEX-in. Kështu i tha Radio Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke mos komentuar deklaratën e komandantit të KFOR-it, Erhard Buehler, i cili nuk ka mohuar mbështetjen e mundshme që në idenë e ministrit në veri të dërgojë njësinë speciale të Policisë së Kosovës. Ndonëse serbët e veriut të Kos
... Lexo më shumë»
Rezultatet e anketës së Institutit "Progres” tregojnë se 22,3 për qind nga qytetarët në zgjedhjet e 5 qershorit do të votonin për LSDM-në ndërsa 19,8 për qind për VMRO-DPMNE-në, tregoi anketa e cila u realizua javën e kaluar. Me përgjigje "Nuk e di ende” janë përgjigjur 15,8 për qind ndërsa "Nuk kam përgjigje” janë deklaruar 17 për qind të qytetarëve. Për BDI-në janë deklaruar 8,1 për qind nga të anketuarit, PDSH-ja do të kishte fituar 5,6 për qind ndërsa p
... Lexo më shumë»
Qeveria e Serbisë nuk e ka diskutuar ndarjen e Kosovës, ka deklaruar kryeministri serb, Mirko Cvetkoviç. Ai nuk ka dashur që të komentojë deklaratën e ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, se caktimi i kufijëve territorial mes serbëve dhe shqiptarëve, është një zgjidhje e mirë për Kosovën, duke thënë se nuk mund të komentojë deklaratat e politikanëve.
Zëvendës kryeministri dhe ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka dekla
... Lexo më shumë»
"Mos e njihni Kosovën sepse kjo pengon dialogun e nisur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, është motoja që është duke përdorur Serbia ditëve të fundit për ta penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këtë e ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli. Sipas tij, dialogu po pengon njohjen e Kosovës. Pacolli këto ditë po qëndron në Afrikë në kuadër të lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai ka theks
... Lexo më shumë»
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka përshëndetur hapjen e Qendrës për shërbime të qytetarëve në veri të Mitrovicës. Ai theksoi se kjo qendër është një hap tjetër i Qeverisë së Kosovës për ta çuar përpara përkushtimin drejt ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie. Ai pohoi se ICO-ja vazhdon ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për përmirësimin e shërbimeve publike dhe kushteve të jetesës në Kosov
... Lexo më shumë»
Një numër i parregullsive gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës e kanë dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike në Kosovë, është një nga vlerësimet që i ka bërë Rrjeti i Vëzhguesve Ndërkombëtar, ENEMO, i cili me ftesën e u.d. të presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka vëzhguar zgjedhjet e vitit 2010. Raporti final i zgjedhjeve të Kosovës, që u publikua të mërkurën, më tej, vlerëson se shkelja e privatësisë së votës nga familja dhe votimi në grup, n
... Lexo më shumë»
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka thënë se komandantët e stacioneve policore në veri të Kosovës janë suspenduar, ngase kanë refuzuar të kalojnë në vende pune që u janë caktuar në bazë të planit rotativ të Policisë së Kosovës dhe se nëse nuk pranojnë vendet e punës mund t’i ndërpritet marrëdhënia e punës. "Do të vazhdojnë të punojnë nëse pranojnë urdhrin që brenda 48 orëve të shkojnë në punë, e nëse nuk pranojnë, atëherë njës
... Lexo më shumë»
50 vjet më parë më 25 maj 1961, Presidenti amerikan John F. Kennedy shpalosi një sfidë të madhe që ndryshoi botën që njihej nga njeriu i asaj kohe – për të dërguar njeriun në hënë dhe kthyer atë përsëri në tokë, dhe kjo duhej bërë brenda dekadës. Është një prej imazheve më të spikatura të të gjitha kohërave – hedhja e hapit të parë njerëzor në hënë. Ky moment u bë i pavdekshëm nga astronauti Neil Armstrong. "Një hap i vogël për nj
... Lexo më shumë»