Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Parregullsitë në zgjedhje, dëmtuan demokracinë Kosovë
2:23 PM
Parregullsitë në zgjedhje, dëmtuan demokracinë Kosovë
Një numër i parregullsive gjatë zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës e kanë dëmtuar rëndë besimin në proceset demokratike në Kosovë, është një nga vlerësimet që i ka bërë Rrjeti i Vëzhguesve Ndërkombëtar, ENEMO, i cili me ftesën e u.d. të presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka vëzhguar zgjedhjet e vitit 2010.
Raporti final i zgjedhjeve të Kosovës, që u publikua të mërkurën, më tej, vlerëson se shkelja e privatësisë së votës nga familja dhe votimi në grup, në shumë vende ka qenë si formë ligji dhe jo rast i veçantë.

Këto shkelje serioze të procedurave thjeshtë janë pranuar ndërsa stafi nëpër qendrat e votimit nuk ka bërë përpjekje që t’i ndalojë këto parregullsi gjatë votimit thuhet në vlerësimin që iu dërguar mediave, gati gjashtë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.

Incidente të njëjta dhe dyshimet për mashtrime, vazhdon më tej raporti, janë një pasqyrë të zymtë të procesit të zgjedhjeve në Kosovë.

Përpos kësaj, vazhdon më tej raporti vlerësues, rastet e presionit dhe frikësimit në vëzhguesit vendorë janë raportuar te ENEMO, duke u shtuar kështu dobësitë e procesit.

ENEMO jep një pasqyrë të gjatë të procesit, më shumë duke bërë përshkrimin e situatës, p.sh. se si ka shkuar fushata parazgjedhore që e vlerëson kryesisht të qetë, me gjithë pjesëmarrjen e fëmijëve nëpër takime elektorale, njofton Rel.

Ndërkaq, disa prej rekomandimeve që ENEMO bënë për procesin zgjedhor të Kosovës është hetimi në mënyrë të pavarur të të gjitha shkeljeve zgjedhore, të ndiqen me kohë dhe ata që kanë bërë shkelje të mbahen përgjegjës për zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, ndërsa e njëjta të aplikohet edhe për shkelësit e zgjedhjeve të vitit 2009 dhe 2007.

ENEMO i rekomandon KQZ-së, vazhdimin e profesionalizimit të administratës zgjedhore. Sipas ENEMO-s, duhet të vihet theksi në edukim dhe profesionalizëm. Komisionerët e votimit duhet të merren në punë në bazë të profesionalizmit. Përbërja e KQZ-së mund të përfitojë nga përfshirja e disa gjykatësve si anëtarë të KQZ-së.

ENEMO rekomandon që të punohet më shumë me personelin e qendrave të votimit për të siguruar se po zbatohen masat kundër manipulimeve zgjedhore si dhe shkeljes së proceduarve si votimi në grup, falsifikimit të nënshkrimeve në listat e votuesve etj.

Qendra e Numërimit dhe e rezultateve rekomandohet që të rrisë transparencën e veprimeve të saj duke publikuar të gjithë raportet e saj në faqen e internetit të KQZ-së dhe duke ofruar informacione në kohë për të gjitha palët dhe vëzhguesit e akredituar thuhet ndër të tjera në raportin final të rrjetit të vëzhguesve ndërkombëtar për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2010.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus