Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Edhe 48 orë afat për komandantët e veriut
2:21 PM
Edhe 48 orë afat për komandantët e veriut
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi ka thënë se komandantët e stacioneve policore në veri të Kosovës janë suspenduar, ngase kanë refuzuar të kalojnë në vende pune që u janë caktuar në bazë të planit rotativ të Policisë së Kosovës dhe se nëse nuk pranojnë vendet e punës mund t’i ndërpritet marrëdhënia e punës.
"Do të vazhdojnë të punojnë nëse pranojnë urdhrin që brenda 48 orëve të shkojnë në punë, e nëse nuk pranojnë, atëherë njësia për standarde profesionale do të vazhdojë procedurën rreth angazhimit të tyre në polici”, ka thënë Maliqi për Radio KIM.
Në rast se komandantët e suspenduar vendosin të pranojnë urdhrin e drejtorit Maliqi, mund të kthehen në punë, por në vendet e reja të punës që u janë caktuar me rotacion.

Në kuadër rë rotacionit, komandanti i stacionit policor në Mitrovicë, Bratislav Kragovic është caktuar në pikën kufitare në Jarinjë, Nenad Djuriqi nga Zveçani në stacionin policor në Leposaviq, Dragan Stefanovic nga Leposaviqi në stacionin policor në veri të Mitrovicës, ndërsa Drazo Bozovic nga Zubin Potoku është caktuar në shtabin rajonal të policisë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Po ashtu, me rotacion është paraparë ndërtimi i komandantëve në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 5.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus