Kryesore » 2011»Maj»25 » Feith: Qytetarët përfitojnë nga Qendra e shërbimeve
2:25 PM
Feith: Qytetarët përfitojnë nga Qendra e shërbimeve
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka përshëndetur hapjen e Qendrës për shërbime të qytetarëve në veri të Mitrovicës. Ai theksoi se kjo qendër është një hap tjetër i Qeverisë së Kosovës për ta çuar përpara përkushtimin drejt ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie. Ai pohoi se ICO-ja vazhdon ta mbështesë Qeverinë e Kosovës në përpjekjet për përmirësimin e shërbimeve publike dhe kushteve të jetesës në Kosovën veriore mbi bazat e demokratizimit, përparimit paqësor dhe kuptimit të njëmendtë të pronësisë lokale dhe të pjesëmarrjes në një Mitrovicë transparente dhe funksionale
"QSHQ-ja do të ofrojë shërbime të dobishme për qytetarët–në mënyrë specifike do të ofrojë një qendër e re për regjistrimin e bizneseve dhe OJQ-ve që do t’u mundësojë qytetarëve qasje më të gjerë në mundësitë ekonomike. Këso shërbimesh në veri të Kosovës nuk ka pasur më përpara. Që nga hapja vitin e shkuar të Qendrës për Shërbime Civile në Mitrovicën veriore, Qeveria ka marrë kërkesa nga qytetarët për këso lloj shërbimesh”, tha Feith.
Sipas tij, Ekipi Përgatitor Komunal për Mitrovicën veriore do të vendoset gjithashtu në të njëjtin objekt me QSHQ-në. "EPK-ja ka punuar që nga shkurti i vitit 2010 dhe ka realizuar një sërë projektesh që synojnë përmirësimin e standardeve të jetesës dhe kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e Mitrovicës veriore. QSHQ-ja do t’i mundësojë EPK-së që të përgatisë krijimin e komunës së re të Mitrovicës Veriore”. tha Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus