Kryesore » 2011 » Maj » 25 » LSDM-ja para VMRO-DPMNE-së
3:09 PM
LSDM-ja para VMRO-DPMNE-së
Rezultatet e anketës së Institutit "Progres” tregojnë se 22,3 për qind nga qytetarët në zgjedhjet e 5 qershorit do të votonin për LSDM-në ndërsa 19,8 për qind për VMRO-DPMNE-në, tregoi anketa e cila u realizua javën e kaluar.
Me përgjigje "Nuk e di ende” janë përgjigjur 15,8 për qind ndërsa "Nuk kam përgjigje” janë deklaruar 17 për qind të qytetarëve. Për BDI-në janë deklaruar 8,1 për qind nga të anketuarit, PDSH-ja do të kishte fituar 5,6 për qind ndërsa për RDK-në do të kishin votuar 2,9 për qind ndërsa Demokracia e Re do ta kishte fituar përkrahjen e 2,8 për qind të të anketuarve.

Mbi 1 për qind ose 2,7 për qind do të fitonte partia e Lube Boshkovskit dhe VMRO-Popullorja e Lubço Georgievskit (1,8 për qind). Sipas kësaj ankete, nën 1 për qind do të merrte PRSD (0,9 për qind) dhe si PLD-ja me 0,3 për qind. Anketa është kryer në mënyrë telefonike, ku janë anketuar 1.112 nga i gjithë territori gjatë periudhës 20 deri në 22 maj 2011.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus