Kryesore » 2011 » Maj » 25 » Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për udhëtim pa pasaporta
3:54 PM
Maqedoni-Kosovë, marrëveshje për udhëtim pa pasaporta
Qytetarët e Maqedonisë dhe të Kosovës që jetojnë 25 kilometra nga brezi kufitar mes dy vendeve, së shpejti do të mund të udhëtojnë pa pasaporta, por me dokumente speciale që do të sigurohen nga institucionet e dyja vendeve. Komisionet e Maqedonisë dhe Kosovës për kalimet kufitare, sot në Shkup akorduan dy marrëveshje ndërshtetërore që pritet të nënshkruhen nga ana e ministrave të dyja vendeve. Nënshkrimi i këtyre dy marrëveshjeve do të bëhet pas formimit të Qeverisë së re në Maqedoni, në nivel të lartë politik.
"Marrëveshja e parë, për qarkullim lokal kufitar që përfshinë të gjitha kalimet kufitare ekzistuese dhe ato të ardhshmet që banorët që banojnë në brezin kufitar deri në 25 kilometra të mund të qarkullojnë lirshëm në të dy anët e kufirit pa pasaporta por me dokumente speciale që do të jepen nga institucionet e këtyre dy shteteve", tha Abdulkadër Memedi – sekretar shtetëror në MPJ Maqedoni.

Kryetari i Komisionit kosovar për hapjen e kufijve Murat Meha tha se këto dy marrëveshje janë të rëndësisë së veçantë për bashkëpunimin e dy shteteve dhe qarkullimin e lirë të njerëzve.

"Një nga 25 marrëveshjet që janë bërë mes Maqedonisë dhe Kosovës kanë vlerë të veçantë posaçërisht kur ia shtojmë edhe këtë të bashkëpunimit ndërkufitar, hapjes të vendkalimeve kufitare mes dy vendve, rritja e mundësisë të punës dhe aktiviteteve të banorëve të atyre trevave sepse, ju mundësohet që bashkëpunimi ndërkufitar të jetë më i mirë, u mundësohet qytetarëve të atyre trevave që kalimi të jetë i lirë, marrja me bujqësi të jetë në nivelin e duhur”, tha Murat Meha, kryetar i Komisionit kosovar për kalime kufitare.

Pjesë e marrëveshjes mes Prishtinës dhe Shkupit, është edhe hapja e vendkalimit kufitar ndërkombëtar Bellanoc –Stançiq, i cili mbështetet edhe nga Komisioni Evropian. Brukseli ka akorduar një fond prej 1.2 milionë euro për ndërtimin e kësaj pike kufitare, që do të jetë e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë . Ndërsa Maqedonia duhet të asfaltojë edhe rrugën që shpie drejt këtij kalimi kufitar, pasi nga ana e Kosovës rruga deri në Stançiq është e asfaltuar.
Postuar nga: ksdardania | Vlersuar: 4.0/1

Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania.
comments powered by Disqus