Kryesore » 2011»Maj»25 » Jahjaga në Samitin e Varshavës, Tadiq bojkoton
3:15 PM
Jahjaga në Samitin e Varshavës, Tadiq bojkoton
Samiti i shteteve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që do të mbahet në Varshavë më 27 dhe 28 maj, do të mbledhë krerë shtetesh nga shumë vende të botës. Ndër ta do të jetë edhe presidenti amerikan, Barak Obama. Mediat serbe bëjnë të ditur se presidenti i Serbisë Boris Tadiq nuk do të jetë i pranishëm, pasi në këtë samit, Kosova do të përfaqësohet si shtet i pavarur, me të drejta të plota sikurse edhe shtetet tjera pjesëmarrëse.
Sipas këtyre mediave, në samitin që do mbahet në Varshavë, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është ftuar edhe zyrtarisht për ta përfaqësuar Kosovën si shtet të pavarur.
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus