Po rritet e po rritet. Hashim Thaçi nuk po e ndal dorën së nënshkruari emërime të vazhdueshme në qeverinë e tij, duke i rehatuar aleatët e mbështetësit e tij. Fillimisht u përkujdes t’ i emëroj 6 zëvendësa të tij, duke shkaktuar telashe për ulëse në mbledhjet e qeverisë. Dy ditë më parë formoi edhe një ministri, atë të Diasporës. Përderisa ende nuk është gjetur zyra dhe vendi Ibrahim Makollit si ministër, kryeministri doli me një tjetër vendim: emërimin e zëvendësministrave. Vendimi nuk është bërë publik ndërsa pothuajse secili ministër do ti ketë nga 2 e 3 zëvendësministra duke thyer një tjetër rekord për madhësinë e kabinetit qeveritar. Në mbledhjen e qeverisë, një gazetar u shqetësua tek ministri i Kulturës, Memli Krasniqi që foli në emër të qeverisë, për hapësirat e pamjaftueshme për ministritë, ndërsa një tjetër e pyeti ku do të sistemohen 26 anëtarët e kabinetit në Kuvendin e Kosovës ku vendi i rezervuar për qeverinë ka vetëm 25 ulëse. Pikëpyetje?
Te nderuar komentues! Duke mos dashur te cenojme opinionet tuaja, lutemi qe ato te mos permbajne fyerje dhe ofendime personale dhe te kene lidhje me shkrimin, apo temen per te cilen komentohet. Ne te kundert, nuk do te publikohen. Ju falenderojme qe na ndiqni dhe ju ftojme te vazhdoni te jeni pjese e Ks-Dardania. comments powered by Disqus